E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministria: Thelbi i skenarit te 21 janarit eshte Ina Rama

Thelbi i skenarit te 21 janarit eshte Ina Rama, e cila bashkepunoi me organizatoret dhe me pas, nuk mori asnje mase per ata qe tentuan te merrnin pushtetin me dhune, por, perkundrazi, i ka mbrojtur autoret dhe ka prishur e manipuluar provat e atyre, qe shkaktuan ate ngjarje te rende. Kjo akuze ndaj kryeprokurores Ina Rama ka ardhur dje nga zedhenesja e kryeministrit Erla Mehilli, e cila, ne nje deklarate per shtyp, eshte shprehur se prokuroria nuk ka marre asnje mase per denimin e autoreve te 21 janarit pergjate ketij viti. "Kryeministri, duke garantuar qytetaret ne vendosmerine e qeverise per respektimin e plote te pavaresise se gjyqesorit dhe zbatimin e ligjit, informon shqiptaret se Prokuroria e Pergjithshme, gjate ketij viti, jo vetem qe nuk ka marre asnje mase ndaj atyre qe organizuan, sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Keshillit te Ministrave, por ne prokurori jane prishur, zhdukur dhe shitur prova dhe deshmi te shumta te ketij hetimi", eshte shprehur Mehilli. Sipas zedheneses Mehilli, "kryeministri, ndonese ka denoncuar publikisht qendrimin politik dhe bashkepunimin direkt te kryeprokurores ne skenarin e permbysjes me dhune te qeverise legjitime te vendit, ka besim te plote ne vleresimin nga sistemi yne i drejtesise dhe gjykimin e rrethanave ne te cilat, pas pese oresh sulmi te deshtuar ndaj Kryeministrise, mbeten kater viktima dhe u plagosen qindra qytetare, police dhe anetare te gardes". Ne deklaraten per shtyp te kryeministrise thuhet se "megjithese kryeministri mbeshtet plotesisht dhe pergezon per mbrojtjen e vendosur te institucioneve te vendit, policine dhe Garden e Republikes, ai qendron i vendosur per hetimin e plote te rrethanave, ne te cilat humben jeten kater qytetare dhe u plagosen qindra police, gardiste dhe qytetare". Kryeministri mendon se hetimi gjitheperfshires dhe zbardhja e plote e ngjarjes tragjike te 21 Janarit 2011, eshte nje kusht madhor per dominimin e ligjit dhe Kushtetuten ne vendin tone. Duke akuzuar kryeprokuroren per bashkepunimin me kryetarin e opozites, zedhenesja e kryeministrit thekson se deklaraten e saj se "Prokurorja e Pergjithshme, sic dihet tashme, ka bashkerenduar qe ne fillim kete proces me kreun e PS-se, duke e informuar ate me hollesite me te medha per shkaqet e deshtimit te aktit antikushtetues". Sipas Kryeministrise, gjate nje viti, prokuroria nuk ka penalizuar asnje nga organizatoret dhe sponsorizuesit e 21 janarit 2011. "Gjate nje viti e deri sot, nuk ka asnje te penalizuar nga organizatoret dhe sponsorizuesit e aktit antikushtetues te 21 Janarit 2011, as dhe per ata qe montuan dhe shperndane videon qe tregonte kryeministrin te implikuar ne ceshtje qe nuk kishin asnje lidhje me te. Po keshtu, jane te lire te gjithe ata qe ne dhjetera raste, pohuan me shkrim se kishin ardhur te paguar per te rrezuar qeverine, ata qe me hunj, gure, shishe molotov, sulmuan dhe plagosen qindra police dhe gardiste, ata qe moren veturen dhe thyen me te, deren e oborrit te Keshillit te Ministrave, me qellim qe te pushtohej ndertesa e Keshillit te Ministrave", thuhet ne deklaraten per shtyp te zedheneses se kryeministrit. Kryeministri konsideron se me qendrimin e saj ndaj organizatoreve, sponsorizuesve dhe ekzekutoreve te sulmit te dhunshem prej pese oresh ndaj Keshillit te Ministrave, Prokurorja e Pergjithshme deshmon se ajo vete, per mandatin e saj te dyte, ishte element thelbesor i skenarit te 21 janarit 2011. Nga ana e saj, qeveria dhe kryeministri Berisha shprehin bindjen e tyre se do te bejne gjithcka per te vene para drejtesise te gjithe ata qe organizuan dhe sulmuan Keshillin e Ministrave, punonjesit e policise dhe te gardes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›