LSI përcakton katër zv.ministrat, i mbeten edhe dy
12/09/2009 Postet sipas marrëveshjes me PD-në
Lëvizja Socialiste për Integrim po diskuton me strukturat drejtuese të saj përcaktimin e kandidatëve që do të mbajnë gjashtë postet e zëvendësministrave që kësaj force politike i takojnë sipas marrëveshjes që ajo ka nënshkruar me Partinë Demokratike. Burime nga LSI-ja bëjnë me dije se deri tani janë konfirmuar vetëm katër emra, ndërkohë që janë në punë e sipër për rënien dakord për zgjedhjen edhe të dy të tjerëve. Konkretisht, sipas të njëjtave burime, Edmond Haxhinasto do të propozohet zëvendësministër te Ministria e Transporteve; Viron Bezhani te Ministria e Kulturës; Filloreta Kodra te Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale; Tokli Thomai te Ministria e Bujqësisë. Ndërkohë që dy pozicionet e tjera për zëvendësministër janë duke u diskutuar te Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme. Këto poste u janë propozuar dy figurave të rëndësishme në këtë parti: Sokol Axhemit dhe ish-ministrit të Brendshëm Luan Rama, të cilët kanë refuzuar t’i marrin ato. Në bazë të marrëveshjes me PD-në, LSI-ja do të mbajë postet e 20 për qind të pushtetit ekzekutiv.