E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Bojkoti i PS-së alibi e Ramës për humbjen

12/09/2009  Reagon kryetari i grupit parlamentar të PD-së

Partia Demokratike për të disatën herë deklaron se kushtet e Partisë Socialiste për të dalë nga bojkoti ndaj Parlamentit janë absurde dhe rrjedhimisht nuk do të plotësohen prej saj. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e ka cilësuar kushtin që parashikon ngritjen e një komisioni hetimor për 28 qershorin e si rrjedhojë rihapjen e kutive numëruara të votimit si një të alibi personale të Edi Ramës për humbjen. “Na kërkuat të hapen kutitë, që është njëri nga kushtet. Por unë mund të them se Sali Berisha, PD-ja dhe askush tjetër as i hap dhe as i mbyll kutitë. Kutitë i hapin, i mbyllin, votat i numërojnë institucionet dhe institucionet kanë folur. Për sa kohë institucionet kanë folur, ne të tjerët duhet të heshtim”, - tha Patozi. Sipas tij, kërkesat kryetarit në detyrë të socialistëve janë për të justifikuar humbjen dhe rikonfirmuar atë në krye të kësaj partie nuk kanë asnjë qëllim tjetër. “Të ashtuquajturat ‘kushte’ nuk janë kushte për mazhorancën, por thjesht dhe vetëm që të rimandatohet kryetari i PS-së dhe që ai të fitojë debatin e brendshëm në partinë e tij”, - përfundon Patozi, duke shprehur besimin se PS-ja do të rikthehet në Parlament në respekt të elektoratit të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›