Sarkozy letër Berishës: Ju mbështesim për në BE

Franca do të bëjë çmos që të transmetojë shpejt në Komisionin Europian kandidaturën e vendit tënd". Kështu i shkruan në një mesazh urimi Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, kryeministrit Sali Berisha me rastin e riemërimit të tij. "Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj europian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra. Franca do ju japë ju të gjithë mbështetjen e saj. Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në Komisionin Europian", thuhet në mesazhin e Sarkozy.
Më tej, presidenti francez shkruan "Në emrin tim personal dhe në emër të Francës ju dërgoj ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë".