E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti: Bashkimi kombëtar, domosdoshmëri

PRISHTINË- Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë dhe më pas, të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913. S

Kështu ka deklaruar lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një intervistë për televizionin Alsat-M, duke nënvizuar se bashkimi kombëtar mbetet një domosdoshmëri.

“Le të fillojmë prej hapit më të domosdoshëm dhe më të rëndësishëm tani për tani, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, pastaj duhet të ndihmohen shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë Perëndimore - në Iliridë, duhet të ndihmohen që të organizohen sa më mirë.

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, Kurti tha se shqiptarët duhet të bashkohen dhe të organizohen, si në aspektin kulturor, arsimor, politik, e po ashtu në atë socio-ekonomik, pasi pa organizim, sipas tij, nuk ka të drejta të realizuara dhe ato mbeten formale dhe nuk aktualizohen.

Ai komentoi se Kosova dhe Shqipëria kanë për obligim t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Maqedoni.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›