E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglezit Jan Loring i akordohet titulli ‘Qytetar nderi i Korcës’

KORCË- Këshilli Bashkiak i Korcës i ka akorduar sot titullin "Qytetar nderi i Korcës" anglezit Jan Loring, me motivacionin "Kontribut humanitar për shtresat në nevojë në qytetin e Korcës". Titulli në fjalë iu dorezua nga kreu i Bashkisë Niko Peleshi në një aktivitet të posacëm.

Jan Loring është një qytetar anglez, i cili prej vitit 1991 është vendosur në Korcë, ku ka dhënë kontributin e tij të vecantë në ngritjen e një qëndre sociale për strehimin dhe kurimin e vajzave të trafikuara, të dhunuara, por në vecanti një kujdes të vecantë i ka kushtuar edhe moshës së tretë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›