Rusia përgjysmon vëllimet e gazit përmes Ukrainës
KIEV- Rusia ka përgjysmuar furnizimet e saj të gazit në Bashkimin Evropian, që kalon tranzit nga Ukraina ditët e fundit, njoftoi sot zëvendëspresidenti i shoqërisë publike të Ukrainës, "Naftogaz", Vadim Tchuprun, dhe gjigandi rus "Gazprom".
"Dje, na u dorëzua 180 milionë metra kub më pak, sot 200 milionë metra kub më pak, ndërsa dërgesat arrinë zakonisht në 400 milionë metra kub", deklaroi Tchuprun, që citohet nga agjencia ruse e lajmeve, "Interfax".
"Pa dyshim lidhet me faktin se Evropa aktualisht nuk ka nevojë për vëllime të tilla", tha ai.
I pyetur, shërbimi i shtypit i "Gazprom"-it tha se dërgesat e gazit nëpërmjet Ukrainës ishin ulur me rreth 47 për qind.
Zëdhënësi i gjigandit rus, Sergei Kuprianov, shpjegoi se furnizimet me gaz ishin aktualisht duke u riorganizuar, për të kaluar tani përmes Bjellorusisë si dhe në gazsjellësin ''Nord Stream".
(ma.ar/BalkanWeb)