E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci Topalli Rames Propozo ne votojme

Topalli fton opoziten per bashkepunim. E kthejme ne forme ligjore hetimin e zgjedhjeve.

Pavaresisht se nuk ndodh ne asnje vend te botes mazhoranca i kerkon opozites qe te beje cdo lloj propozimi per zgjidhjen e ngercit politik dhe ajo eshte e gatshme ti votoje ne Kuvend. Pas letres qe komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule i dergoi Kryeministrit Sali Berisha ku i kerkoi zgjidhjen e ngercit politik ne vend Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi dje per mediat se mazhoranca i ka bere nje oferte opozites qe te beje propozimet e saj duke marre miratimin e institucioneve te specializuara dhe mazhoranca te votoje propozimet per amendamentet. Jozefina Topalli beri te qarte se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje cdo propozim te opozites per ta kthyer ne forme ligjore hetimin gjithmone ne respekt te ligjit dhe Kushtetutes.

Kerkesa themelore eshte ajo te ciles i kemi kthyer pergjigje vazhdimisht permes nje oferte qe i kerkon opozites qe te vije te beje propozimet e saj te marre miratimin e institucioneve te specializuara si ODIHR-i apo Komisioni i Venecias per amendamentet per rekomandimet qe jep OSBE/ODIHR-i ne raportin e fundit dhe pastaj mazhoranca te votoje keto propozime - deklaroi zonja Topalli. Ajo e cilesoi kete oferte te mazhorances nje oferte te madhe dhe unike. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar dje se Shqiperia perben nje rast unikal nje rast te paperseritshem ne bote pasi i jep opozites te drejten te propozoje gjithcka do pasi te kete marre nje OK nga institucionet e specializuara sic i quajti Topalli OSBE/ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias. Sipas saj mazhoranca do te votoje gjithcka qe i propozohet. Permes ofertes qe ne asnje vend te botes nuk eshte bere e mundur ne permasa kaq te medha nje oferte qe i kerkon opozites qe te vije te beje propozimet e saj te marre OK nga institucionet e specializuara si OSBE/ODIHR apo Komisioni i Venecias per amendamentet per rekomandimet qe i jep OSBE/ODIHR ne raportin e fundit dhe mazhoranca te votoje keto propozime - tha Topalli.
Per te konfirmuar se vertet ne plan te pare mbeten pergatitja per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 Topalli vuri ne dukje se dy dite me pare ishte ambasadori i OSBE-se qe ne takimin me kreun socialist kerkoi qe te nise sa me pare puna per zgjedhjet vendore. Edhe ne njoftimin e shtypit te djeshem te OSBE-se ftesa eshte e qarte per opoziten Eja ne Parlament bej propozime marrim OK qe jane te standardeve dhe ne vetem do ngreme doren per cdo amendament te opozites - tha Topalli.
E pyetur per levizjet e deputeteve Paulin Sterkaj dhe Vangjel Tavo nga grupet parlamentare perkatese znj. Topalli preferoi te pergjigjej Mazhoranca eshte duke mbajtur premtimet e saj nje nder te cilat liberalizimi i vizave qe do te behet realitet ne fund te vitit.

Topalli Ambasadore e Pare e UNICEF-it per te drejtat e femijeve

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shpallet Ambasadore e Pare e UNICEF-it per mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne Shqiperi. Ky titull iu dha dje gjate aktivitetit te organizuar me rastin e 1-vjetorit te linjes kombetare ALO 116 te krijuar nga shoqata per mbrojtjen e te drejtave te femijeve CRCA. Perfaqesuesi i UNICEF Palm i shprehu Kryeparlamentares mirenjohje per angazhimin e saj ne ceshtjet e te drejtave te femijeve dhe mbrojtjen e tyre. Nga ana e saj Topalli e konsideroi kete titull nje pergjegjesi te madhe. Gjithashtu ajo vleresoi domosdoshmerine e kesaj linje e cila gjate nje viti ka pasur 140.000 telefonata cka tregon se femijet duan te flasin. Titullin Ambasador i Pare i UNICEF-it e ka marre edhe futbollisti Lorik Cana. Te dy figurat shqiptare Kryeparlamentarja Topalli e cila eshte imazh i kesaj reklame publicitare dhe futbollisti kosovar ndersa merrnin pjese ne aktivitetin e organizuar me rastin e 1-vjetorit te linjes kombetare ALO 116 jane shpallur ambasadore nga perfaqesuesi diplomatik i zyres se UNICEF-it ne Shqiperi Detlef Palm. Ne fjalen e saj Kryetarja e Kuvendit tha se ndihej e nderuar per kete titull te cilin e konsideronte edhe si nje pergjegjesi te madhe. shte nje pergjegjesi e jashtezakonshme qe ju me jepni per te bashkepunuar per ta bere jeten e ketyre femijeve te vegjel me te bukur sesa jeta e prinderve te tyre. shte detyra e cdo shoqerie detyra e shtetit ne pergjithesi dhe politikes. Nuk ka pasuri me te madhe sesa te shohesh femijet qe jetojne te lumtur qe jane te qete qe jane te respektuar dhe qe jetojne me dinjitet. Nuk ka investim me te madh sesa investimi ne mireqenien e femijeve te kombit tone - tha zonja Topalli ne fjalen e saj. Duke iu referuar ligjeve dhe konventave te miratuara per femijet ne Parlament Kryetarja e Kuvendit theksoi Kemi punuar per realizimin e nje baze ligjore te rendesishme bazale mbi te cilen do te punojne te gjitha institucionet. Ju premtoj se ne kalendarin e ardhshem te punimeve te Kuvendit do te jete projektligji qe eshte punuar. Do te kaloje ne komisionet parlamentare dhe ne seance plenare ku padyshim besoj se do te votohet nga te gjithe anetaret e Kuvendit - shtoi zonja Topalli. Duke falenderuar UNICEF-in dhe CRCA-ne per kete projekt te degjimit te femijeve 24 ore ne 24 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu mrekullimin e saj qe ne nje vit kjo linje vetem per femijet ALO 116 ka pasur 140.000 telefonata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›