PS me dy qendrime per ligjin e Gjykates Administrative

Nga njera ane thirrje per ndryshime dhe nga ana tjeter kushtezim votash
Dy dite me pare kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi ne nje mbledhje me gazetaret se ligji i Gjykates Administrative nuk u votua nga PS-ja pasi ishte i kundershtuar nga nderkombetaret ne 1/3 e tij dhe ne saje te raportit te kushtezuar qe ka opozita me Parlamentin. Nje dite pas kesaj deklarate te kreut te selise roze erdhi oferta nga ana e mazhorances nepermjet Kryeparlamentares Jozefina Topalli ku ne te theksohej qartes PS-ja ta votoje ligjin. Ne presim edhe propozimet e saj per ndryshime. Por reagimi i Partise Socialiste ishte ne kontekst krejt te kundert ndaj kesaj oferte te bere nga mazhoranca. Nepermjet deputetes Valentina Leskaj opozita reagoi per letren e derguar nga z. Stefan Fule ne adrese te Kryeministrit Berisha ku flitej kryesisht per zgjidhjen e ngercit politik ne vend dhe gjetjen e nje kompromisi per tia arritur kesaj gjeje. Kjo tregon qarte se Partia Socialiste e kushtezon voten e saj per ligjin e Gjykates Administrative me hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Keshtu ne fjalen e saj Leskaj u shpreh se letra e z. Fule eshte nje kerkese e mesazh i qarte per Kryeministrin Berisha qe te angazhohet per te gjetur zgjidhjen e krizes. Njeheresh e falenderojme zotin Fule per nxitjen qe i ben Kryeministrit te vendit qe te angazhohet per arritjen e nje kompromisi qe duhet te garantoje transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. Letra e komisionerit per Zgjerim te BE-se eshte nje kerkese e mesazh i qarte per Kryeministrin Berisha qe te angazhohet per te gjetur zgjidhjen e krizes zgjidhje qe duhet te kaloje permes transparences se plote. Vetem ne kete menyre do te arrihet normalizimi i situates politike ne Shqiperi dhe garantimi i aktivitetit te plote legjislativ - tha Leskaj. Partia Socialiste riperseriti edhe nje here oferten e saj per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit ku sipas Leskajt opozita ka treguar se mbetet e angazhuar per zgjidhjen e krizes. PS e ka dhene tashme oferten e saj ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar ne perputhje me rezoluten e fundit te Parlamentit Evropian per krizen ne Shqiperi me mazhorance e drejtim te opozites dhe me mandat te pakufizuar qe perfshin investigimin e kutive te materialeve zgjedhore nderkohe qe sa i perket fleteve te votimit te pritet opinioni i Komisionit te Venecias - u shpreh deputetja socialiste. Sipas Leskajt kjo oferte e PS-se e cila mbeshtetet teresisht ne rezoluten e Parlamentit Evropian per krizen politike ne Shqiperi ka hasur vazhdimisht ne zvarritjet dhe vonesat e qellimshme te mazhorances.
Xhacka Nuk ka reforme zgjedhore pa transparence
Pas akuzave te ardhura nga zv. Kryeministri Ilir Meta se opozita eshte shkaktare e krizes politike ne vend dhe penguese e reformes zgjedhore reagoi Partia Socialiste. Deputetja roze Olta Xhacka u shpreh se nuk do te kete reforme zgjedhore ne qofte se nuk behet transparenca e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Nuk ka dhe nuk do te kete reforme zgjedhore pa u bere transparenca e zgjedhjeve te fundit pa u gjetur pergjegjesite ligjore dhe administrative dhe pa u nxjerre rekomandimet e nevojshme per permiresimin e kuadrit ligjor per mbarevajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme - tha Xhacka. Ndersa akuzave te Metes per keqmenaxhim te Bashkise se Tiranes deputetja socialiste iu pergjigj duke thene Gjate dy viteve te fundit ka qene Ilir Meta dhe Sali Berisha qe e kane marre peng bashkine duke i lene qytetaret e Tiranes pa buxhet si pasoje e aleances se tyre ne Keshillin Bashkiak - nenvizoi Xhacka.