Meta: Dua gjykim te panderprere Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta kerkon nga Gjykata e Larte gjykim te plote te ceshtjes kunder tij, duke hequr dore nga kerkesa per pushim te ceshtje per pavlefshmeri te procedurave hetimore. Me ane te nje letre publike derguar Gjykates se Larte, dy avokatet e Metes, Petrit Serjani dhe Gezim Veleshja shprehen se me ane te nje hetimi te plote, do te mund t’i shkohet deri ne fund drejtesise. “Te detyruar nga kerkesa e vendosur e te mbrojturit prej nesh, z. Ilir Meta, si dhe mbi motivin e larte shtytes te zhvillimit te nje procesi gjyqesor te plote, debatues dhe me fuqi jo vetem nxjerrjen e se vertetes, por edhe certifikimin e saj, deklarojme se heqim dore nga pjesa e pare e kerkesave paraprake e konkretisht nga deklarimi i pavlefshem i kryerjes se veprimeve hetimore jashte afateve procedurale dhe pa respektuar veshjen imunitare te subjektit qe procedohet”, thuhet ne letren e derguar nga avokatet e Metes ne adrese te Gjykates se Larte. Vendimi per te mos shfrytezuar hapesirat ligjore dhe heqja dore nga kerkesa e meparshme, sipas avokateve, lidhet me kerkesen e vet kreu te LSI-se, Ilir Meta. “Me qellim shpjegimin me ne detaje te kesaj terheqjeje te pjesshme, qartesisht pohojme se e gjitha lidhet me mungesen absolute te deshires se shtetasit Ilir Meta, per te zgjidhur kete ceshtje thjesht dhe vetem procedurialisht”, thuhet ne letren drejtuar Gjykates se Larte. Nga ana tjeter, ne letren e derguar per Gjykaten theksohet se eshte verejtur papergjegjshmeri nga ana e Prokurorise ne kryerjen e procedurave. “Gjithsesi, vleresimin e ketij fakti, pra regjistrimin pa emer te kesaj ceshtje, ne regjistrin e Zyres se Prokurorit te Pergjithshem prej nje kohe te gjate, e cmojme te nevojshem per te konstatuar papergjegjshmerise hetimore te organit te prokurorise dhe provuar njeanshmerine ekstreme te tij”, thuhet ne letren e Metes per Gjykaten e Larte.
Kerkesa per pavlefshmeri eshte bere nga avokatet e kreut te LSI-se ne nisje te procesit. Me ane te kesaj kerkese, duke cilesuar te parregullta procedurat e ndjekura nga Prokuroria kerkohej pavlefshmeri per veprimet e organit te akuzes. “Ne teresine e kerkesave paraprake kemi ngritur disa probleme qe ne interpretimin tone te ligjes procedurale do duhej te produktonin pavlefshmeri te veprimeve hetimore te organit procedues”, thuhet ne letren e Metes. Seanca e Gjykates se Larte per hetimin qe lidhet me videon e publikuar nga ish-ministri Dritan Prifti, me ane te se ciles akuzohet kreu i LSI-se per korrupsion do te zhvillohet ne daten 11 korrik.