E Diel, 1 Nëntor 2026

Një nga bankat më të mëdha të Spanjës kërkon ndihmë

Banka e katërt më e madhe në Spanjë

Banka e katërt më e madhe në Spanjë i ka kërkuar qeverisë 19 miliardë euro ndihma shtesë.

Banka, e cila posedon rreth 32 miliardë euro në të ashtuquajturat asete toksike, tashmë ka marrë 4.5 miliardë euro ndihma shtetërore.

Të premten, agjencia e vlerësimit Standard and Poors ka ulur vlerësimet për Bankia-n.

Tregtia e aksioneve në këtë bankë është ngrirë, pasi ato kanë humbur më shumë se 7 për qind të enjten.

Më herët, qeveria spanjolle ka vlerësuar se sektori i saj bankar nuk do të ketë nevojë për më shumë se 15 miliardë euro nga ndihmat shtetërore për të mbuluar humbjet e veta. /Europa e Lire/ 

Përagtiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›