E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Duhet një takim tjetër Berisha-Rama

TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar se për arritjen e një konsensusi për kreun e ri të shtetit është i nevojshëm një tjetër takim Berisha-Rama, për të cilin thotë se shpreson të behet ditën e dielë.

Në një deklaratë për mediat, Meta bëri me dije se sot e nesër do të bëhen përpjekje serioze, në mënyrë që dita e hënë ta gjej vendin me presidentin e ri. Ai pranoi se ka emra ne diskutim, nderkohe qe shtoi se nuk ka pasur e nuk ka paragjykim per kandidaturat politike, vetem se per to eshte veshtire te arrihet konsensusi.

Theksoj domosdoshmërinë e përpjekjeve për të arritur konsensusin për të rritur përgjegjësinë e gjithë aktorëve për ti dhënë fund kapriciove dhe për të fituar një moment të dytë pas një momenti shumë të rëndësishëm kur kemi djegur tre raunde. Theksoj rëndësinë e një takimi tjetër të një niveli më të lartë të Berishës dhe Ramës, si ata ta gjykojnë të arsyeshëm deri nesër në mënyrë që gjatë këtyre 48 orëve të arrihet një konsensus, që nuk do të jetë i lehtë, por jo i pamundur dhe në këtë drejtim ne të hënën të përfundojmë cështjen e presidentit të ri- tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›