E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Rama: Gati për çdo ftesë për dialog

Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Mundësia për konsensus për ti dhënë vendit një president konsensual është shumë afer.

Kështu ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama në një komunikim me mediat pas mbledhjes së kryesisë së forcës që drejton, duke konfirmuar gatishmerine per te pranuar cdo ftese per dialog e negociata per te zgjedhur ne menyre konsensuale presidentin e ardhshem.

Besoj se mundësia për konsensus është afër, pikëtakimi mes qeverisë dhe opozitës në funksion të konsensusit nuk është as i pamundur, por përkundrazi është afër. Dua të shoh anën pozitive të ngjarjes së sotme pwr tunelin e Kwrrabws dhe ashtu si shumë pak gjë e ndante sot, shumë pak gjë e ndan dhe qeverinë me opozitën sot për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë dhe për ti hapur rrugë një procesi dakordësimi përmes dialogut, mirëkuptimit edhe për ato tre momentet e tjera të nënvizuara prej nesh dhe jo të shpikura prej nesh.

Rama ka bere me dije se ne keto kushte me i rendesishem per vendin eshte marrja e statusit kandidat dhe nese kjo nuk ndodh do ishte fatkeqësi nga vetë dora e politikës shqiptare në dëm të popullit dhe të ardhmes.

“Trajtuam atë që të bëjmë gjithçka mundemi se ka ende kohë për t’i dhënë Shqipërisë presidentin e të gjitha palëve dhe për t’i dhënë BE provën e parë të përgjegjshmërisë dhe të vetëdijes së klasës politike se Shqipëria evropiane është me rëndësishme se cdo plan i palëve politike. PS do qeverisë Shqipërinë vitin e ardhshëm, dhe si njeriu që mot me votat e shqiptarëve do kem përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e vendit nënvizoj se na duhet një Shqipëri me status të BE për të mundur që telashet që do trashëgojmë nga qeverisja e sotme ti përballojmë jo vetëm”- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›