E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Edi Rama, deklarate skandaloze ne emer te popullit Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, ka zbardhur dje nje pjese te skenarit te Partise Socialiste, qe sipas tij, mund te tentoje per te marre pushtetin me dhune me 21 janar. Ne nje deklarate per mediat, Meta u shpreh se kreu i PS-se po organizon banda dhe elemente kriminale ne disa qytete kryesore te vendit, te cilet do te sulmojne institucionet, duke e motuar me deklaraten skandaloze se gjithcka bere ne emer te popullit. "LSI permes edhe strukturave te saj nga disa rrethet te vendit, sidomos nga Vlora, Shkodra e Laci, nga Durresi, nga Fieri ka te dhena per te cilat do te informohet edhe Policia e Shtetit per apelin qe i eshte bere nga perfaqesues te Edi Rames dhe strukturave te tij ilegjitime elementeve te inkriminuar, elementeve qe i fshihen drejtesise, elemente me precedente penale per t'u mobilizuar me 21 janar me te gjithe arsenalin, per te shkaktuar turbullira me qellim gjoja marrjen e pushtetit, gjithnje ne emer te popullit",-tha dje Meta. Kreu i LSI-se i beri apel liderit te PS-se, qe t'i kthehet rruges se dialogut dhe te mos beje ultimatume ndaj institucioneve. Ai u shpreh se nje sjellje e tille per te thirrur popullin ne demonstrate eshte sharlatanizem politik. "Opinioni publik brenda por edhe jashte vendit, degjoi sharlatanin dhe te papergjegjshmin Edi Rama, tek kercenonte ne emer te popullit, qe ai nuk e permbante dot, por qe ai e dinte se me 21 janar, diten kur ai ka lene demonstrate ne kryeqytet, do te behej hataja. Populli do te merrte pushtetin dhe natyrisht qe Edi nuk ia prishte dot popullit, po do ta mbante pushtetin, pasi populli do ta merrte ate pa kontrolluar vetveten",-tha Meta. Ai u shpreh se kjo deklarate eshte deshmia e perpjekjes se Rames per te mbajtur bashkine e Tiranes. "Ndaj si zgjidhje e fundit i mbetet perdorimi i fjales "popull", per t'i sherbyer interesit te tij dhe bandave te tij, te cilat e kane financuar e sponsorizojne e qe nepermjet bashkise se tij prej nje kohe te gjate pastrojne parate e tyre ne kryeqytetin tone",-tha Meta. Ai ka kerkuar qe Rama te distancohet nga interesat kriminale qe e mbajne peng ate. "Edhe nje here dua t'i bej te qarte Edi Rames, te heqe dore nga marrezira te tilla, te heqe dore nga kercenimet qe ben ndaj rendit kushtetues ne vend, te mos qendroje peng i bandave, sikurse tashme eshte konfirmuar qarte nga te gjithe",-tha Meta. "Keto te dhena do t'ia coj me shkrim Policise se Shtetit, sipas te gjithe informacioneve qe kam marre nga qytetare, por edhe simpatizante, te cilet kane marre keto informacione ne terren per keto perpjekje qe behen nga perfaqesues te Edi Rames dhe strukturave jolegjitime te tij, per te mobilizuar elemente te inkriminuar, per te sjelle me vete nje arsenal te cilin nuk e teproj po ta quaj kriminal, per te goditur institucionet ne emer te popullit",-tha Meta. Duke folur per nevojen e dialogut, Meta ka thene se PS-ja duhet te kontribuoje per reformen zgjedhore, sic dhe kerkohet nga faktoret nderkombetare. Ndersa duke iu referuar seances se zhvilluar diten e hene ne Kuvend, kreu i LSI-se tha se Rama e ka thyer grupin e deputeteve te PS-se ne nje bande parlamentare. "T'i kthehet dialogut, te punoje per reformen zgjedhore, sikurse eshte edhe apeli i fundit qe vjen nga komuniteti nderkombetar dhe njekohesisht te gjithe e keni pare se si edhe grupin parlamentar e shnderroi ne banden me te fresket te vendit, qe mund te quhet banda parlamentare, e cila ne vend te dialogut, ne vend te propozimeve alternative ndaj qeverise, zgjodhi te shnderrohej ne nje bande parlamentare me qellim prishjen e seancave te Parlamentit, me qellim prishjen e funksionimit te Parlamentit",-tha dje Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›