E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Edi Rama është i fokusuar qartësisht kundër integrimit të vendit

LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar


Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta hedh të tjera akuza në drejtim të liderit të opozitës, Edi Rama, duke e akuzuar atë si kryeorientuesin e një kursi kundër interesave të integrimit të Shqipërisë. Meta hodhi këto akuza gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtare të LSI, ku në fokus të diskutimeve ishte situata politike dhe zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai theksoi se zgjedhjet janë një mundësi e shkëlqyer për të treguar se LSI-ja ka rritur besimin tek qytetarët dhe se kodi elektroal i cili ishte në dëm të kësaj partie nuk ka lidhje me realitetin. “Në zgjedhjet vendore LSI-ja do të tregojë se është krijuar për të shërbyer interesave të qytetarëve dhe jo interesave të një grupi individësh”, u shpreh Meta duke shtuar se LSI-ja është një forcë politike që ka hapur një rrugë të re, në shërbim të hapjes së politikës, në shërbim të dialogut politik dhe të integrimit të vendit në strukturat europiane. Në fjalën e tij, Ilir Meta tha se kreu i opozitës Edi Rama, po dëmton integrimin e vendit. “është çudia më e madhe që ditën që dorëzohet pyetësori në Bruksel, po atë ditë në Tiranë kryetari i partisë më të madhe të opozitës bën thirrje për mosbindje civile për të dëmtuar integirm e vendit”- tha Meta duke shtuar se tashmë LSI-ja është krenare për zgjedhjen e vështirë që ka bërë pas zgjedhjeve të 28 qershorit me aleancën me PD-në si një forcë kontruktive që i kontribon normalitetit, zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në strukturat europiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›