E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin punimet për ndërtimin e autostradës Morinë- Merdare, Berisha: Po jetësojmë korridorin e kombit

Kanë startuar punimet për ndërtimin e autostradës Morinë- Vernicë-Merdare, pjesë e boshtit të kombit, Durrës- Kukës- Morinë, në anën tjetër, në atë të shtetit të Kosovës. Përmes një ceremonie që qeveria e Kosovës organizoi në nisjen e punimeve të kësaj autostrade nga Vërnica, autoritetet kosovare por edhe shqiptare shprehen rëndësinë e padiskutueshme të këtij projekti madhor për popujt tanë. Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e vuri theksin tek vlerat e mëdha patriotike të kësaj rruge. Për kreun e qeverisë së Kosovës, kostoja e kësaj rruge është plot 1 shekull pritje. Ndërkaq, kryeministri shqiptar Sali Berisha në fjalën e tij tha se kjo rrugë është jetësimi i endrrës shekullore të dy vendeve. Kreu i qeverisë Berisha premtoi një tjetër projekt po kaq madhor mes Tiranës dhe Prishtinës dhe që ishte ngritja e hekurudhës mes dy vendeve. Sipas tij qeveria e Kosovës edhe njëherë i faktuan kombit se ata janë të vendosur për çdo vendim në interesin kombëtar dhe se në inters të kombit nuk njohin çmim. “Inagurimi i koridorit të kombit vetëm më pak se dy vjet që Kosova është e pavarur dëshmon se çfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë" theksoi Berisha. Sot këtu në Prizren janë drejtuar mendja dhe zemra e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”- deklaroi Berisha. Berisha tha se qeveria e Kosovës edhe njëherë i faktuan kombit se ata janë të vendosur për çdo vendim në interesin kombëtar dhe se në inters të kombit nuk njohin çmim. Autostrada Morinë-Vermicë-Prizren-Merdare është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipërisë. Projekti, i cili kushton 700 milionë euro është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk “Bechtel & Enka”, kompani e cila ka ndërtuar edhe durrës-morinë. Ndërtimi i saj pritet te zgjase 3 vjet, dhe pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve. Autostrada parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe Kosovës, si ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ai i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.


Fatmir Sejdiu: Autostrada, nis jeta e një endrre të hershme për Kosovën, bashkimi me trungun Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi gjatë ceremonisë së inaugurimit të autostradës Vermicë-Merdare se me ndërtimin e kësaj rruge po nis jeta e një ëndrre të hershme të Kosovës. Sipas tij kjo rrugë ka domethënie pasi shënon përfundimin e ndarjes së imponuar duke shtuar se me autostradën, përmes Kosovës do tu japim mundësi qytetarëve të shijojnë bregdetin e Adriatikut dhe e anasjellta do shkurtojnë largësinë e Shqipërisë nga Prizreni. “Kosova do të afrohet me detin ndërsa Shqipëria do të ketë mundësi më shumë për lidhje me Ballkanin perëndimor”, u shpreh Sejdiu duke shtuar se ata që kanë kundërshtuar lidhjen e dy vendeve për shkak të kostos së lartë të autostradës do të binden për të kundërtën nisur nga përfitimet. “Më lejoni të përgëzoj qeverinë e Shqipërisë dhe qeverinë e Kosovës që nuk u lëkundën për asnjë çast nga misioni për ta bërë të mundur këtë rrugë”- deklaroi ndër të tjera Sejdiu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›