E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i ri që po vjen nga programi bërthamor i Sirisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të nxiten për të vënë në zbatim hulumtimin e programit dyshues nuklear të Sirisë. Këmbëngulja e Uashingtonit jo vetëm që do të forconte regjimin global joriprodhues, por gjithashtu parandalon administratën e Obamës në angazhimin diplomatik me Damaskun Nga Andrew J. Tabler (Foreign Affairs Në seancën e shqyrtimit në muajin mars, Robert S. Ford, ambasadori amerikan i emëruar në Siri, përfshiu në listë 5 çështje që kanë për të qenë bërthama e administratës së Obamës, lidhur me angazhimin për Damaskun. 4 prej këtyre çështjeve ishin të njohura: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Siria të parandalojë luftëtarët e xhihadit që të futen në Irak, të marrë fund përkrahja ndaj Hezbollahut, t’i rikthehet bisedave për paqe me Izraelin dhe të respektojë të drejtat njerëzore në vend. Por, çështja e pestë është e re: Ford argumentoi që Uashingtoni duhet të këmbëngulë që Siria të përfundojë zvarritjen e hulumtimit të Agjencisë Atomike Energjike në aktivitetet nukleare. Për rreth 2 vjet, Siria ka refuzuar të bashkëpunojë për hulumtimin e një reaktori bërthamor që është shkatërruar nga Izraeli në shtator të vitit 2007. Tashmë IAEA mund të kërkojë një “inspektim special” të rrallë të pozitës siriane, duke krijuar kështu sfidë për Damaskun - duke eklipsuar madje edhe hulumtimin e zyrtarëve sirianë dhe përfshirjen në vrasjen politike të ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri. Në të vërtetë, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë rritjen e përpjekjeve të Sirisë pa një adresë të caktuar, duke qenë se dhuna kërcënon regjimin global dhe mund të jetë dëshmi e një programi të gjerë nuklear. Madje, hulumtimi i IAEA mund të’i japë Uashingtonit më shumë ndihmë në angazhimet diplomatike në rritje e sipër lidhur me Damaskun. Historia e programit nuklear të Sirisë është krijuar prej më shumë se dy vjet e gjysmë. Në 6 shtator të vitit 2007, reaktivi i Izraelit mori pjesë në Operacionin Orchard, duke bombarduar një ndërtesë në Siri të quajtur Al-Kibar, pranë qytetit të Deir ez-Zor. Në muajin prill 2008, autoritetet amerikane nxorrën një video ku shfaqej ndërtesa që kishte pasur një reaktor nuklear në Korenë e Veriut, që prodhonte plutonium për armët nukleare në vend. Video përmbante fotografi satelitore të vendndodhjes madje edhe gjatë procesit të ndërtimit dhe një fotografi të drejtorëve të programit nuklear të Koresë së Veriut dhe Sirisë, duke ndenjur krah për krah. Në qershor të vitit 2008 Siria lejoi IAEA të hynte në vendqëndrimin e Al Kibar, por inspektorët nuk ishin në gjendje të ekzaminonin rrënojat e reaktorit, sepse Siria e kishte fshirë vendin ku ndodheshin mbeturinat, kishte djegur ç’kishte mbetur dhe kishte ndërtuar një ndërtesë të re. Sidoqoftë, ata gjetën copëza kimike, sidomos uranium, të një lloji që Siria nuk ia kishte deklaruar IAEA-së. Fotot satelitore të vendndodhjes dhe lista e pjesëve që Siria kishte siguruar për ndërtimin e tij, shkaktoi më shumë probleme. Shumë shpejt, Siria shkëputi lidhjet me IAEA, duke mos pranuar vizita të mëtejshme në Al Kibar dhe në 3 vendndodhje të tjera. Veçmas, inspektorët e IAEA gjetën copëza uraniumi gjatë një inspektimi rutinë të burimit të reaktorit në Siri dhe një reaktor jashtë Damaskut që ka qenë deklaruar për IAEA-në. Autoritetet siriane dy herë u përpoqën të shpjegonin praninë e këtyre copëzave, por inspektorët e IAEA menduan se shpjegimet e tyre ishin të pamjaftueshme, duke besuar kësisoj, se kishin sjellë probleme për hallkat e mundshme të copëzave të gjetura në Al Kibar. Edhe pse Siria i lejoi inspektorët e IAEA-së të ktheheshin tek reaktori brenda këtij muaji, vazhduan të kundërshtonin kërkesat e IAEA-së për të vizituar Al-Kibarin, duke bërë thirrje për “sovranitet” kombëtar (Një raport i shkruar nga Gregory L. Schulte, që ka qenë ambasadori amerikan i IAEA-së nga 2005-2009, bëri të mundur hulumtimin e IEAE-së, sfidën e Sirisë dhe rekomandimet e linjës së veprimit. Schulte gjithashtu kontribuoi për këtë artikull). Raporti më i fundit i IAEA-së, lidhur me studimin për Sirinë, ishte i pari që doli nga drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Yukiya Amano, i cili nis punën zyrtarisht pas një muaji. Ishte e qartë që lehtësia në asgjësim tregonte që kishte të gjitha karakteristikat e një reaktori nuklear dhe në mënyrë të natyrshme u ngrit pyetja, nëse deklaratat e Sirisë ishin të drejta dhe të plota. Qeveria siriane mohon faktin që në Al Kibar strehohet një reaktor nuklear. Në fillim, pretendohej që copëzat e uraniumit kanë ardhur nga bombat që ka përdorur Izraeli për t’i asgjësuar, një shpjegim ky që IAEA nuk e pranoi si një “mundësi të vogël”. Më pas, në një takim të fundit të bordit të IAEA-së, ambasadori sirian Bassam Sabbagh pohoi se aeroplanet e Izraelit spërkatën copëzat mbi vendndodhjen, jashtë Damaskut. Glyn Davies, ambasadori amerikan aktual i IAEA-së, e përshkroi deklaratën më të fundit të Sirisë si “të dëshpëruar”. Ambasadorët e tjerë kanë shprehur përçmim ndaj kësaj: në një formulim prej 3 faqesh letër, përfaqësuesi i Bashkimit Europian – dhuruesi më i madh perëndimor i Sirisë – tha që ishte “thelbësore” që Siria të sqaronte përgjigjen e saj dhe të siguronte “mundësi për të gjitha vendet dhe dokumentacionin përkatës”. Ka shumë arsye pse programi nuklear duhet të mbetet në krye të axhendës politike amerikane në Siri. Së dyti, copëzat e gjetura në reaktor plus refuzimi i Sirisë për të lejuar hyrjen e IAEA-së për 3 vendndodhje të tjera të dyshuara, sugjerojnë ekzistencën e një programi më të gjerë. Veçanërisht shqetësimi është përfshirja e dukshme e Koresë së Veriut, një shkelës nuklear famëkeq, si edhe armët. Raportet e përfshirjes së Iranit janë po kaq shqetësuese. IAEA ka një detyrim për të siguruar që nuk ka aktivitete të padeklaruara në Siri dhe se bota ka interes në dhënien fund të sipërmarrjeve multinacionale, nëse ata rendin drejt raketave apo teknolologjisë së armëve nukleare. Së treti, edhe pse arsyet e sakta prapa aktiviteteve nukleare të Sirisë janë të panjohura, nxitja parësore ka mundësi vëzhgimi për regjimin e Assadit dhe synimet kundër Izraelit. Programi nuklear i Sirisë ishte një nga programet më aktive për armët kimike dhe nukleare të Lindjes së Mesme. Ky program, bashkë me potencialet e reaktivitetit është një burim i madh i një lidhjeje të fortë dhe i një konflikti midis Sirisë dhe Izraeli. Ndonjë bisedim i ardhshëm i Amerikës midis Sirisë dhe Izraelit mund të ndjejë nevojën për të përfshirë disa masa të ngjashme që e bindin Libinë t’i japë fund programit nuklear, në shkëmbimin e sanksioneve ndërkombëtare – që Siria të bëjë të njohur aktivitetet nukleare. Në të vërtetë, vetëm një kontratë për paqe me Izraelin mund t’i mbushë mendjen Damaskut që pastrimi është në interesin e tij strategjik. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Sirinë është gjithë vështirësi. Pas takimit gjatë muajit shkurt me presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, Presidenti Bashar al-Assad qesëndiste objektivat e Amerikës për krijimin e një tensioni midis Tehranit dhe Damaskut, pikërisht në ditët kur delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas sekretarit të shtetit ëilliam Burns vizitoi Damaskun duke ndjekur axhendën. Raportime të reja raportojnë që Siria ka qenë duke siguruar armët e sofistikuara – përfshirë këtu reaktivët e aftë për të transportuar ngarkesa nukleare dhe kimike – për Hezbollahun. Dhe e fundit, por jo më e pakëta, përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ashtu edhe bisedimet midis Sirisë dhe Izraelit kanë dhënë rezultat. Pavarërisht nëse bisedimet midis Sirisë dhe Izraelit arrijnë në ndonjë përfundim, nëse Damasku e pranon plotësisht programin nuklear, kjo gjë do të përmirësonte më së miri marrëdhëniet Amerikë-Siri. Hulumtimi i IAEA-së siguron një mundësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë e rajonalë për të bërë lëshime mbi çështjet kryesore. Gjer tani, strategjitë e premtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe shtetet e gjirit arab kanë qenë të pakoordinuara dhe konfliktuale, por të gjitha këto vende kanë interes që ta bindin Sirinë të pranojë aktivitetet nukleare dhe për të tunduar Damaskun të ulet në tryezën e paqes dhe t’i rrijë larg Tehranit. Në fakt, Assad nuk ka mundësi të lëvizë nëse IAEA urdhëron ndonjë inspektim të veçantë të Al Kibar dhe vendndodhjeve të tjera. Marrëveshja e mbrojtur e Sirisë me IAEA, që përvijon detyrimet e vendit nën Traktatin Nuklear lejon inspektime të veçanta “nëse Agjensia merr në konsideratë faktin që informacioni i bërë i vlefshëm prej Sirisë ... nuk është i përshtatshëm për Agjencinë për të plotësuar përgjegjësitë e veta”. Sipas raportit të fundit të dokumentuar, IAEA tashmë ka arritur në këtë pikë. Nëse Siria refuzon të lejojë inspektorët, Bordi i Kryesimit të IAEA-së mund të vendosë që veprimi është “thelbësor dhe urgjent”. Nëse Siria refuzon përsëri, kjo gjë mund ta shqetësojë Sirinë dhe të njoftojë këshillin e sigurisë të kombeve të bashkuara. Nuk ka asnjë dyshim që Assadi dëshiron të zhvillohet hulumtimi i IAEA-së – si gjyqi i Haririt – për të keqësuar axhendën ndërkombëtare. Nëse IAEA i referohet çështjes tek këshilli i sigurisë së kombeve të bashkuara, do të krijonte një çoroditje që do të frenonte dëshirën e Assadit për lidhjet tregtare me perëndimin. Ndërkaq, angazhimi i heshtur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i koordinuar me pjesëtarët e përhershëm të këshillit të sigurisë mund t’i tregojnë Assadit një rrugë bashkëpunimi me IAEA-në. Nëse Siria e kap këtë mundësi, do të ketë dy rezultate mjaft të mira: roli i Koresë së Veriut dhe ndonjë pjesëmarrje nga Irani që mund të vihet në dukje dhe IAEA do të vërtetojë se nuk mund të prishet me vendet jobashkëpunuese. Një gjë është e qartë, çfarëdo që të ndodhë: aspiratat e Sirisë nuk kanë për të mos u vënë re. Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›