E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Edi Rama, të distancohemi nga çdo lloj lakuriqësie, e majtë apo e djathtë

Opozita ka kërkuar heqjen sa më parë të imunitetit të deputetit të ish-Ministrit të Kulturës, Ylli Pango dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale të abuzimin flagrant me detyrën shtetërore. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke iu referuar edhe fotove nudo të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, publikuar dy vite më parë në media, kërkoi nga politika që ta shfrytëzojë këtë rast për të vendosur një standard unik mbi këtë çështje duke u divorcuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga ajo që ai e cilësoi si “lakuriqësi politike. U bëj thirrje të gjithë politikanëve të distancohen nga çdo lloj lakuriqësie të majtë apo të djathtë, sepse ne jemi shqiptarë, sepse ne kemi tradita kombëtare. Çdo njeri është i lirë të bëjë ç’të dojë me jetën e vet, por jo në politikë dhe në jetën publike”, deklaroi dje Meta.“Ky njeri nuk mund të ketë më imunitet dhe nuk mund të mbrohet me imunitet deputeti, ndërkohë që duhet të përgjigjet në bazë të kodit penal për veprën e kryer”, deklaroi dje në seancë plenare, në emër të deputetëve socialistë, kryetarja e grupit parlamentar të PS-ës, Valentina Leskaj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›