E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çështja Pango"/ Prokuroria kërkoi sot kasetën filmike

Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur interesin për të administruar kasetën filmike të publikuar një ditë më parë në emisionin "Fiks Fare" në "Top Channel", që tregonte abuzimet me detyrën të ish- Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilat pohuan se Prokuroria ka kërkuar kasetën filmike për t'u njohur me autenticitetin e vidios dhe më pas do të marrë një vendim për ish -ministrin Pango.  Në emisionin  "Fiks Fare" u transmetuan pamje filmike, ku ish- ministri Pango i ofronte punë një vajze në këmbim të marrëdhënies intime me të. Menjëherë pas publikimit të videos, Kryeministri Sali Berisha shkarkoi Ylli Pangon nga posti i ministrit të Turizmit,  Kulturës Rinisë dhe Sporteve. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›