E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i anëtarëve në të majtë – LSI merr 3 anëtarë nga PS, humbet 1

Numri dy i LSI-së Vasili denoncoi sërish dje “perversitetin dhe amoralitetin politik të Edi Ramës që prej ditësh po blen lart e poshtë në mënyrë qesharake individë të dobët që nuk përfaqësojnë asgjë dhe që nuk kanë asnjë kontribut as në të majtë dhe as në LSI”

Lëvizja Socialiste për Integrim i është kundërpërgjigjur merkatos të ethshme politike të socialistëve që në radhë të parë synon përçarjen e kësaj force politike, duke afruar panë saj disa ish-drejtues të lartë të PS, deputetë, zëvendësministra si dhe këshilltarë bashkiakë të PS-së dhe PSD-së.

Duke prezantuar këto prurje të reja, Sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili dënoi atë që e etiketoi si “perversitetin dhe amoralitetin politik të Edi Ramës që prej ditësh po blen lart e poshtë në mënyrë qesharake individë të dobët që nuk përfaqësojnë asgjë dhe që nuk kanë asnjë kontribut as në të majtë dhe as në LSI”.

“Amoraliteti i blerjes me leje ndërtimi dhe para të thata në dorë të individëve të tillë nuk i ka bërë asnjë dëm LSI-së, përkundrazi ka pasur një efekt spektakolar pozitiv, sepse e çliruar prej tyre LSI ka shtuar radhët e saj me qindra e qindra anëtare dhe organizata të tëra partish në të gjithë vendin që i bashkohen asaj dhe moralit të shëndoshë politik dhe personal të saj. Edi Rama me politikën e tij të pazarit ordiner, të nën tavolinës, të thashethemit dhe intrigës së vockël të kafenesë që vazhdon edhe sot tregon qartë frikën e madhe për tu përballur haptas”, deklaroi Vasili që paralajmëroi veç të tjerash se prurje të reja në LSI në të gjithë vendin do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Të larguarit gjatë fjalës së tyre kanë hedhur akuza të ashpra në drejtim të lidershipit aktual të PS-së së drejtuar nga Edi Rama. Blerjet apo joshjet përmes trafikut të influencave të elementeve të pakënaqur ose me prirje te theksuara për protagonizëm duket se do jene një ndër armët kryesore të lidershipit socialist për të luftuar gjatë fushatës elektorale rivalen me të ashpër të selisë rozë në gjirin e së majtës, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas largimit të tre drejtuesve të LSI-së në Shkodër, Urën Vajgurore dhe njësinë nr. 11 në Laprakë, dje tre këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë deklaruan largimin nga partia e Ilir Metës për tiu bashkuar Partinë Socialiste. Sipas shifrave zyrtare të PS-ës dhe LSI-së, mësohet se raporti i të ikurve respektivë, midis PS dhe LSI-së, është 3 me 1, në favor të partisë së Ilir Metës.

Emrat që u larguan nga Rama dhe Gjinushi për t’iu bashkuar LSI-së së Ilir Metës

Pjetër Dema, ish-deputet i PS, ish-zëvendësministër i Energjetikës

Hasan Hoxha, ish-deputet, drejtues i PS në Tiranë dhe anëtar i KPD

Xhevair Ahmetliu, ish-këshilltar i AD

Qemal Kuçi, ish-sekretar i PS në Tiranë

Rasim Allushi, këshilltar i PS në njësi bashkiake

Kujtim Bebja, këshilltar i PSD

Lufti Lami, ish-sekretar i PS për rrethin e Tiranës dhe këshilltar Bashkia Kamëz

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›