E Diel, 1 Nëntor 2026

amet Greqia te na kerkoje falje dhe te ktheje pronat

Dy partite dhe disa shoqata came jane bashkuar dje ne nje konference shkencore. eshtja e pronave po ndiqet ne rruge juridike permes nje studioje te huaj


TIRAN - Komuniteti cam ka kerkuar dje qe Greqia te kerkoje falje per demet qe i ka shkaktuar si dhe te kompensoje pasurine dhe pronat qe i jane sekuestruar. Te gjitha shoqatat came jane bashkuar dje me te njejtat kerkesa dhe kane pohuar se nuk do te terhiqen ne asnje rast nga ceshtja qe kane nisur. Madje camet po konsultohen edhe me disa firma te huaja qe do te ndjekin ligjerisht ceshtjen kunder shtetit grek.


Greqia duhet te kerkoje falje dhe te shikoje mundesi demshperblimi per viktimat e gjenocidit te organizuar prej forcave parlamentare apo te krahut te djathte ashtu sic duhet te parashikoje edhe kompensim per pasurite dhe pronat came dhe shqiptare ne pergjithesi - tha kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi. Gjate konferences se katert shkencore mbi ceshtjen came organizuar nga Instituti i Studimeve ame ne bashkepunim me shoqaten ameria dhe Partine Drejtesi dhe Unitet deputeti Idrizi shpalosi rruget e zgjidhjes se problemit te ketij komuniteti ne arenen politike juridike dhe diplomatike. Ai kerkoi prej shoqerise dhe institucioneve te tjera shteterore qe te punojne me shume ne aspektin politik mbi menyrat e zgjidhjes se ceshtjes came.


Sipas tij shqiptaret sllavomaqedonasit dhe hebrenjte jane te vetmet etni qe diskriminohen nga shteti helen. Zgjidhjet juridike qe jane njeherazi edhe politike jane keto Greqia duhet te shfuqizoje si ne kundershtim me Konventen Europiane per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut te dy ligjeve diskriminuese ndaj popullsise came qe dikur kishte shtetesine greke. Nje ligj i viteve 70 dhe nje ligj tjeter i viteve 80 ia njohu te drejten e rikthimit ne trojet e tyre te vetem atyre ish-shtetasve greke me origjine te djathte apo te majte qe megjithese kishin bashkepunuar me pushtuesit apo me komunistet kishin mbajtur qendrim te mire kombetar pas luftes dhe me kusht qe te ishin me kombesi greke - tha Idrizi. Sipas kreut te PDU-se Greqia duhet te njohe te drejten e pakices shqiptare ortodokse dhe te afirmoje publikisht identitetin e vet kombetar e cila per perfaqesuesin e ketij komuniteti ne parlamentin shqiptar kerkon mundesine qe ish-viktima te gjalla te kesaj lufte te kthehen per te pare trojet e tyre.


Sic e pate une iu bera nje liste te kerkesave tona te objektivave tona te rrugeve per te arritur tek ajo zgjidhje. Nderkohe shume levizje jane ne proces por kryesorja eshte qe politikisht ne kerkojme zgjidhje ne kuader te normave nderkombetare te cilat duhet te vlejne njelloj per te gjithe per te dobetit dhe per te fuqishmit. Ne kete menyre ne kemi dinamizuar politiken shqiptare i kemi dhene asaj nje dimension te forte kombetar dimension i cili realisht kontribuon ne zgjidhjen e ceshtjes came - tha z. Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›