Meta: Emri kryeministrit, nga tavolina e se majtes
"Kompozimi i qeverise se ardhshme dhe emri i kryeministrit, do te percaktohen ne tryezen e perbashket te partive fituese te koalicionit te majte, pas zgjedhjeve". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate zhvillimit te takimit te tij elektoral, diten e djeshme ne Vlore. Sipas tij, koalicioni me Partine Socialiste pas zgjedhjeve, do te behet nese LSI, nuk do te krijoje e vetme mazhorancen qeverisese. Ai theksoi se do te mbeshtese Edi Ramen edhe pas 28 qershorit, per te kryer sa me mire detyren e kryebashkiakut. Ish-kryeministri tha se qeveria e ardhshme do te jete nje qeveri solide, qe do te zgjidhe problemet e shqiptareve dhe jo te secilit prej nesh. Kreu i LSI-se, u fokusua edhe ne objektivat e kesaj force politike per zgjedhjet e ardhshme, duke nenvizuar se, "me e rendesishme per momentin eshte fitorja e te majtes". Gjate nje konference shtypi qe zhvilloi dje, me gazetaret ne qytetin e Vlores, kreu i kesaj force politike, prezantoi pjese te programit te saj elektoral, duke u perqendruar ne ato drejtime qe lidhen me zhvillimin ekonomik, politikat sociale, si dhe objektivat ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit etj. "Vlora e ka te domosdoshme alternativen e LSI-se, qe mbron vlerat turistike, mjedisin dhe shendetin e njerezve", theksoi Meta. Ndersa nga zona e ndotur e bregdetit te Vlore, e cila u demtuar disa dite me pare, lideri i LSI premtoi se qeveria e tyre do te veproje urgjent, per te mbrojtur mjedisin dhe shendetin e qytetareve.