E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Cdo komune ne vend do lidhet me aksin nacional

Kandidati i PD-se per qarkun e Fierit, njekohesisht Minister i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi zhvilloi dje takime me banoret e komunave Patos i Siperm dhe Zharres. Gjate takimit me banoret e ketyre zonave, kandidatura e pare e PD-se ne kete qark theksoi se, gjate mandatit te ardhshem cdo komune ne te gjithe vendin do te dale ne aksin kryesor nacional ne jo me shume se 15 minuta kohe. Sipas Olldashit, Shqiperia nuk do te jete vetem nje vend me rrjet rrugor modern nacional, por edhe me nje rrjet te brendshem rrugor, ne baze te standardeve me te mira te vendeve evropiane. Po keshtu Olldashi premtoi se ne cdo shtepi te komunave ne vend, do te kete uje te pijshem pa nderprerje. Nga ana tjeter ministri i Transporteve deklaroi se pervec infrastruktures, Partia Demokratike do te siguroje edhe levizjen e lire per te gjithe qytetaret e saj. Po keshtu kandidati i PD-se ne qarkun e Fierit, Olldashi deklaroi se nga qeveria do te merren masa efikase edhe per zbutjen e varferise. Nga ana tjeter nje prioritet i madh per qeverine e re do te jete edhe punesimi i qytetareve ne te gjithe vendin.

Kryetari i LSI ne Kamze: S'vijme prane njerezve me lista te mbyllura sic vijne partite e vjetra, qe i kane kthyer deputetet ne ushtare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›