E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Greva e urise, jo instrument per zgjidhje

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta, njeheresh zevendeskryeminister, apeloi ndaj opozites shqiptare per te dialoguar, pasi sipas tij, ka hapesire te mjaftueshme midis transparences dhe respektimit te kushtetutes per t`i dhene nje pergjigje pozitive kerkesave te opozites. Deklarata e zyrtarit te larte te shtetit u be diten e djeshme, pas takimit me ministrin e Jashtem te Bullgarise, Nikolay Mladenov. "Kam shprehur keqardhjen per greven e urise dhe njekohesisht mendimin qe ky nuk eshte nje instrument per te zgjidhur kete ceshtje, aq me teper thirrje te cilat sfidojne Kushtetuten dhe ligjin e ketij vendi", komentoi rrugen politike te opozites, Ilir Meta. Ne konferencen per shtyp, ai perseriti vullnetin e qeverise dhe mazhorances qe ne menyre pozitive, konstruktive te vleresojne te gjitha kerkesat pikerisht ne kete hapesire midis transparences dhe kushtetutes se vendit. I pyetur nese ky ngerc politike do te zgjidhjet dhe a ndikon kjo situate ne ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe ne anetaresimin e Shqiperise ne BE, kreu i diplomacise shqiptare theksoi se kjo situate e cila nuk eshte ne interesin e askujt, aq me teper ne interes te vendit dhe te kredibilitetit te tij. "Se dyti mund te them qe procesi i liberalizimit te vizave eshte nje proces i cili eshte thjesht teknik. Ashtu sikurse procesi i marrjes se statusit te vendit kandidat ka si komponent te rendesishem edhe dialogun politik", deklaroi Meta. Ai shprehu besimin se jane te gjitha mundesite dhe instrumentet politike, demokratike dhe ligjore per t`i zgjidhur te gjitha keto pretendime ne menyre shume konstruktive dhe civile. Per sa i perket protestes se organizuar pasditen e djeshme nga opozita, numri dy i qeverise tha se Shqiperia eshte nje vend demokratik edhe protestat jane shprehje te demokracise, por natyrisht zgjidhjet nuk vijne nepermjet protestave por vetem permes dialogut. Per sa i perket takimit midis dy homologeve, Meta beri te ditur se kane diskutuar lidhur me bashkepunimin midis dy vendeve tona ne kuader te stabilitetit dhe perparimit te metejshem te rajonit tone drejt BE-se ku Bullgaria eshte tashme anetare. "Ne kete drejtim ne besojme edhe ne mbeshtetjen e Bullgarise si per ceshtjen e liberalizimit te vizave per vendin tone ashtu edhe ne drejtim te perparimit te metejshem per sa i takon anetaresimit ne BE", theksoi ai. Sipas tij, Shqiperia ka konfirmuar vullnetin edhe per te shtuar bashkepunimin midis dy vendeve edhe ne kuader te NATO-s dhe reformave per te cilat po diskuton Aleanca dhe per te cilat do te diskutohet ne Samitin e ardhshem te Lisbones. D.Dedej

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›