E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, arrestime për organizim të protestave nga ''Twitter'' dhe ''Facebook''

Policia turke ka arrestuar pesë manifestues në Adana, të cilët akuzohen për organizimin e protestave të ditëve të fundit në Turqi, përmes përdorimit të thirrjeve në faqet e rrjeteve sociale si ''Twitter'' dhe ''Facebook'', njoftoi rrjeti privat turk informativ ''Ntv''.

Rreth 34 manifestues të tjerë janë arrestuar në Smirne, të martën, për thirrjet e publikuara në rrjetin ''Twitter'' për organizim protestash.

Po sipas ''Ntv'' edhe shtatë persona të tjerë janë në kërkim nga forcat policore në Adana./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›