E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “Impiante nafte në Vlorë, për këtë të vendosin vlonjatët”

Autori i Lajmit: Red.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta,i shoqëruar edhe nga kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho, si dhe nga nënkryetari Ardit Çela, morën pjesë në Konferencën Studentore të Lëvizjes Rinore për Integrim në Vlorë. Kreu i LSI-së, ka falënderuar të rinjtë vlonjatë për angazhimin e tyre në strukturat drejtuese të LRI-së. Ai iu bëri thirrje gjithë të rinjve për një dinamizëm të ri në shërbim të komunitetit ku ata jetojnë. Sipas Metës, të rinjtë nuk kanë më çfarë të presin nga politika e lodhur shqiptare, që ka gjeneruar lodhje dhe stanjacion dhe jo zhvillim, entuziazëm dhe energji të pastër. Më pas, duke folur për probleme sociale të qytetit të Vlorës, Meta u shpreh se është i domosdoshëm zhvillimi i një transparence për të gjithë veprat industriale, që janë marrë angazhime nga të gjitha qeveritë e mëparshme apo dhe nga qeveria aktuale. “Kjo është arsyeja që LSI pa spekuluar dhe pa luajtur me karta pupuliste, gjithmonë i është përmbajtur qëndrimit parimor që qeveria dhe populli i Vlorës duhet të shprehet qartë se kush është prioriteti kryesor për qytetarët e Vlorës. Është turizmi apo është industria?! Në varësi me përgjigjen e kësaj pyetjeje atëherë mund të hidhen dhe hapat e tjerë”, - theksoi Meta. Ai kritikoi qeverinë, ndërsa pohoi se vendimin për ta kthyer Vlorën në një qytet industrial duhet ta marrin vlonjatët.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›