Meta: Berisha mos të guxojë të luajë me zgjedhjet e lira

Shqipëria në NATO, garantojmë vende punë gjatë qeverisjes së LSI
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim mjaft entuziast me mijëra përkrahës të LSI, në Pallatin e Sportit të qytetit të Elbasanit. Gjatë këtij takimi Meta u shpreh i sigurt në suksesin historik të forcës që ai drejton në zgjedhjet e 28 Qershorit. Në këtë takim madhështor Meta shoqërohej nga Sekretari Politik i LSI-së së Elbasanit, Bujar Kllogjri, nga Kryetari i degës së LSI në Elbasan, Pjerin Xhuvani, analisti i mirënjohur Artur Zheji dhe nga Presidenti i Sindikatës së Pensionistëve, Isa Gorica. Gjatë fjalës së tij, Meta u fokusua tek shqetësimet që vijnë për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne dëgjojmë sot shqetësimet e drejta që kanë të bëjnë me zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 28 Qershor, u shpreh Meta, duke shtuar se LSI i ka ngritur këto shqetësime, që përpara një viti, sikurse është dhe shqetësimi për rrezikun e mospajisjes me karta identiteti të dhjetëra e mijëra qytetarëve shqiptarë. Ai tha se të gjitha këto nuk janë probleme të reja, por janë shqetësime të cilat LSI i ngriti e para, sepse sipas tij, kjo ishte arsyeja përse LSI i kërkoi vazhdimisht të dy partive të tjera që të bëhej Kodi Zgjedhor në kohën e duhur, që të bëhej në mënyrë transparente, që të kishim kohën e duhur për të plotësuar të gjitha standardet e kërkuara për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë dhe kartat e identitetit. Duke vazhduar më tej, kreu i LSI tha se koha tregoi se ata që u mburrën para një viti që do të bënin reforma të mëdha me Berishën, sot kanë po aq përgjegjësi për Kodin që bënë kundër standardeve për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Meta theksoi se zgjedhjet nuk mund të jenë pronë as të dy partive, dhe as të të gjitha partive; zgjedhje janë dhe duhet të jenë prona më e shenjtë e çdo qytetari shqiptar që të vendos me vullnet të lirë për fatin e tij dhe të fëmijëve të tij. Meta ftoi të gjitha forcat politike dhe në radhë të parë Kryeministrin që të mos prekë zgjedhjet e 28 Qershorit. Ne nuk do ta lejojmë u shpreh i bindur Meta, sepse ai e ka bërë njëherë këtë gabim të rëndë me pasoja tragjike në 96-97. Sot Shqipëria është anëtare e NATO dhe ka për detyrë të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të lira jo vetëm për hir të së ardhmes së vet, por edhe si një detyrim të madh që bëri NATO dhe SHBA-ja në nderim të përkrahjes dhe besnikërisë që populli shqiptar i ka dhënë gjithmonë NATO-s në Ballkan dhe luftës kundër terrorizmit, u shpreh lideri i LSI-së. Meta e ka cilësuar Shqipërinë në NATO një krenari për të gjithë shqiptarët. Ai nënvizoi se Shqipëria në NATO duhet që të ndiqet edhe nga Shqipëria në punë. Duke iu drejtuar të pranishmëve në takim, Meta tha se arsyeja se pse ata janë aty është fakti që besojnë se me fitoren e LSI do të mbahen premtimet e saj për prioritetin kryesor që LSI ka afirmuar, që është punësimi, punësimi dhe përsëri punësimi, për të hapur vende të reja pune në Elbasan dhe në të gjithë vendin. Për tu dhënë njerëzve mundësi që të punojnë. Për tu dhënë mundësi që të dalin nga varfëria, për tu dhënë mundësi të tregojnë aftësitë dhe talentin e tyre, për tu dhënë mundësi që ti shkollojnë fëmijët më mirë në të ardhmen, tha Meta, duke shprehur bindjen se me LSI Shqipëria në NATO do të pasohet edhe nga Shqipëria në Bashkimin Europian. Meta shprehu besimin se LSI është në gjendje që ti udhëheqë ato reforma të munguara, të cilat do të sjellin realizimi e standardeve evropiane. Duke iu referuar problemeve të qytetit të Elbasanit, kreu i LSI shprehu bindjen se Elbasani ka nevojë jo vetëm për punë, por ka nevojë edhe për një mjedis të shëndetshëm.Elbasanin jo vetëm do ta zhvillojmë, por edhe do ta mbrojmë nga ndotja dhe nga shkatërrimi i mjedisit, u shpreh Meta. Ai deklaroi se LSI do të bashkëpunojë me kompani, të cilat aktualisht funksionojnë në këtë qytet dhe në këtë rreth, dhe do të bashkëpunojë që ato të përmirësojnë teknologjitë e tyre, në mënyrë që të eliminohet ndotja e mjedisit.