Përnaska: Akuzat ndaj Ramës, jo politike, kemi prova
Deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska është shprehur në studion e Ora Neës se akuzat ndaj kryetarit të bashkisë Rama nuk janë politike sepse ka materiale dhe dosje të cilat tregojnë qeverisjen korruptive të bashkisë së Tiranës. "Ne jemi para një fakti flagrant dhe është konstatuar se është bërë një abuzim i rëndë në dhënien e lejeve të ndërtimit" ka theksuar Përnaska.
Sipas saj Rama po i jep leje ndërtimi të gjithë përfaqësuesve të tij dhe kjo është një konflikt interesi sepse të gjithë ata që kanë marrë leje ndërtimi janë anëtarë të këshillit bashkiak. Përnaska gjithashtu shtoi se dje është bërë propozimi për një komisioni i cili do të hetojë mbi abuzimet e lejeve të ndërtimit të bëra nga kryebashkiaku Rama.