Paloka: 40 deputetë kërkojnë hetim për Edi Ramën
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, u shpreh se, e djathta ka mbledhur 40 firma të deputetëve për të ngritur komisionin hetimor ndaj lejeve të ndërtimit të dhëna muajt e fundit. Paloka ka akuzuar kryebashkiakun Edi Rama se ka marrë miliona euro për lejet e ndërtimit të dhëna së fundmi, të paktën 2 milionë euro. Komisioni hetimor për të cilin paraqita iniciativën për seancën tjetër, duhet të hyjë me kërkesën që të veprohet në mënyrë të përshpejtuar.
Edi Rama e ka kthyer bashkinë në një mekanizëm abuziv, e ka kthyer KRRT-në sipas interesave e klaneve dhe klientelizmit. Lejet e ndërtimit janë kthyer në një burim të mirëfilltë fitimi për kryebashkiakun, duke krijuar kartelin e ndërtimit të udhëhequr prej tij, tha Paloka në seancën e Kuvendit. Ai shtoi se pritet që ish-drejtori i Urbanistikës do të marrë 14 leje të tjera.