Meta: Jemi forcë e parë në 4 qarqe
26/06/2009 LSI mbyll fushatën elektorale në sheshin “Skënderbej”
Shqipëria s’ka nevojë për njerëz që s’kanë idenë e shtetit e që urrejnë shqiptarët”
Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli dje fushatën e saj elektorale me një miting të zhvilluar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. I ideuar të organizohej nën një atmosferë festive, ky takim mblodhi në këtë shesh simpatizantë e anëtarë të LSI-së, duke dhënë në të njëjtën kohë dhe një mesazh deri diku të qartë për pozicionin që pritet të ketë kjo forcë politikë në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kjo u përcoll dhe në fjalën e kreut të kësaj partie, Ilir Meta, i cili shprehu bindjen se tashmë LSI-ja ka arritur të garantojë jo vetëm 34 deputetë për në parlamentin e ri, por dhe më tepër. “Ne kemi arritur numrin e 34 deputetëve dhe 15 mandate më shumë deri të dielën. LSI-ja është forcë e parë në Shqipëri në katër qarqe. Ne do të fitojmë, sepse as Berisha nuk pati kurajën të dilte një herë të vetme në debat televiziv me Ilir Metën. Do të fitojmë sepse alternativa jonë është një alternativë e vërtetë dhe e sinqertë, që në themel ka dashurinë për Shqipërinë dhe jo urrejtje për shqiptarët”, - vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij. Duke vijuar po në këtë linjë optimiste, Meta radhiti dhe të tjera arsye pse do të fitojë forca politike e drejtuar prej tij. “Ne do fitojmë sepse Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Do të ndërtojmë pas 28 qershorit një qeveri të mrekullueshme, që mund ta ndërtojë vetëm alternativa jonë. Shqiptarët do të votojnë për alternativën që i duhet vendit, për alternativën e Ilir Metës, që nuk e kthen Shqipërinë në çiflig të Fazlliçëve”, - deklaroi Meta. Por në të njëjtën kohë nuk shmangu kundërvënien ndaj kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Edi Rama. “Shqipëria s’ka nevojë për një doktor që sëmur popullin e tij, as për njerëz të cilët nuk kanë idenë e shtetit dhe që urrejnë shqiptarët e thjeshtë. Shqipëria në 28 qershor voton një herë e mirë për largimin Berishës nga pushteti dhe nga politika”, - nënvizoi kryetari i LSI-së. Njëkohësisht, duke ripërsëritur dhe një herë premtimin e LSI-së lidhur me anëtarësimin e vendit në BE, ai deklaroi se “me Ilir Metën do të nënshkruajmë anëtarësimin në BE deri në vitin 2013”. Sipas tij, LSI-ja do të fitojë, pasi katër vjetët e ardhshëm janë vendimtarë për të ardhmen e vendit tonë.
Siguria
“Ne do fitojmë, sepse këta katër vjet janë vendimtarë për të shpëtuar biznesin shqiptar nga falimentimi dhe konkurrenca. Vetëm programi i LSI-së e ndihmon biznesin shqiptar dhe e konsolidon atë. Ne kemi atë që i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve, kemi programin për punësimin e 100 mijë shqiptarëve. Por mbi të gjitha për LSI-në do të votojë rinia e Shqipërisë.”
Kritika
“Shqiptarët do të votojnë për alternativën që i duhet vendit, për alternativën e Ilir Metës, që nuk e kthen Shqipërinë në çiflig të Fazlliçëve. Shqipëria s’ka nevojë për një doktor që sëmur popullin e tij, as për njerëz të cilët nuk kanë idenë e shtetit dhe që urrejnë shqiptarët e thjeshtë. Shqipëria më 28 qershor voton një herë e mirë për largimin Berishës nga pushteti dhe nga politika.”