E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon ndërtimi i spitalit të ri në QSUT

26/06/2009  Spitali i ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të sjellë një standard të fundit evropian, që i ofrohet qytetarit shqiptar në shërbimin shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, e shoqëruar nga Kryetari i Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë Tritan Shehu, drejtoresha e QSUT-së Gjeorgjina Kuli, si dhe mjekë dhe personel infermieror, inspektoi të enjten përfundimin e punimeve të fazës së parë të ndërtimit të spitalit të ri në QSUT. “Sot për shëndetësinë shqiptare është ditë e gëzuar dhe jemi të gjithë këtu për të realizuar inspektimin e përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të spitalit të ri të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Bëhet fjalë për një investim 53 milionë euro, nga të cilat rreth 30 milionë janë për ndërtimin e godinës dhe 20 milionë për pajisjen e saj. Ky është financim i përbashkët i qeverisë shqiptare, e cila realizon 37 për qind të financimit dhe Bankës së Këshillit të Evropës me 63 për qind të financimit. Faktikisht sot ne inspektojmë përfundimit e fazës së parë, që ka të bëjë me ndërtimin e katër kateve të para përfshirë këtu dhe katin e nëndheshëm, ku do të shtrihet departamenti i imazherisë, që do të jetë me pajisjet më moderne, bashkë me sterilizimin qendror. Në katin e parë do të jetë urgjenca, më pas do të vijnë shërbimet e reanimacionit, i cili gjithashtu do të jetë i një standardi të lartë. Kemi gjithashtu shërbimin e kirurgjisë me 30 shtretër, shërbimin e dytë të traumatologjisë, që ofrohet në qendrën e Tiranës, përveç shërbimit të traumatologjisë pranë Spitalit Ushtarak”, - tha ministrja e Shëndetësisë gjatë inspektimit të punimeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›