Meta Jo largimi i shqiptareve por ndertimi i Shqiperise evropiane

Kreu i LSI-se Ilir Meta e cilesoi dje ne Fier partine qe ai drejton si parti e proceseve integruese ndersa beri te qarte se politika e saj nuk eshte per largimin e shqiptareve por per ndertimin e Shqiperise evropiane. Meta zhvilloi dje nje takim me simpatizantet e kesaj partie ne qytetin e Fierit. Gjate fjales se tij kreu i LSI-se eshte shprehur se forca qe ai drejton eshte nje parti e proceseve integruese dhe e perballimit te sfidave te medha. Ai u shpreh se ne zgjedhjet e ardhshme elektorale ekzistojne te gjitha mundesite qe te shumefishohet rezultati i zgjedhjeve. Ne takimin e zhvilluar ne Fier Meta shoqerohej edhe nga ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama si dhe nga kreu i LSI-se se Tiranes Shezai Rrokaj. Gjate oreve te pasdites Meta do te ndalet ne qytetin e Fierit. Para simpatizanteve te LSI-se ne Fier Meta u ndal gjate tek momenti historik ai i heqjes se vizave. Ai beri thirrje per vizita dhe rikthim ne Shqiperi. Te takohen me te afermit e tyre te cmallen dhe te rikthehen ne vend me deshiren per ta bere Fierin dhe gjithe Shqiperine si Bashkimi Evropian sepse politika jone nuk eshte ajo e largimit te shqiptareve por e angazhimit te tyre per te ndertuar Shqiperine evropiane e cila nuk mund te ndertohet as brenda nje dite dhe as brenda nje viti por e cila mund te ndertohet cdo dite me angazhimin tuaj dhe te gjithe fierakeve gjithe shqiptareve te pergjegjshem dhe atdhetare - u shpreh z. Meta. Sipas tij ky eshte vendi i te gjitheve ky nuk mund te jete vendi i nje pjese kunder nje pjese tjeter por kjo politike perjashtuese e ka penguar Shqiperine qe te ishte dhe ne nje pozite edhe me te mire integrues apo per ti pasur standardet ekonomike akoma me te larta. Por - tha Meta - ne jemi te vendosur qe ti themi jo politikes konfrontuese politikes se qellimeve te ngushta politikes se axhendes personale sepse shqiptaret sot kane nje axhende te perbashket dhe ajo eshte axhenda e integrimit evropian. Dhe kjo nuk eshte vetem axhenda e shqiptareve te Shqiperise por e gjithe Kosoves Malit te Zi e Serbise dhe kudo ata jane. Une dua tju siguroj se pas nje largesie per shkak te detyres sime te meparshme ate te ministrit te Puneve te Jashtme tashme jo vetem qe eshte rivendosur ajo lidhja e forte qe ka qene midis nesh por tashme kjo eshte nje lidhje e panderprere kjo eshte nje lidhje e cila do te vazhdoje ne cdo komune dhe ne cdo fshat te Fierit por edhe te Shqiperise - deklaroi Ilir Meta. Ai shtoi Ndaj na duhet nje LSI me e forte nje LSI me e organizuarnje LSI e cila te jete ne gjendje te orientoje veprimin qeverises te perfaqesuesve te saj ne qeverisjen qendrore dhe ne qeverisjen vendore. Nje LSI qe jeton me shqetesimet e anetareve te saj nje LSI qe jetoj me shqetesimet e komunitetin ku ajo ndodhet ne duam nje LSI e cila te jete garante e proceseve integruese te vendit tone. Qe keto procese mos te cenohen pikerisht nga axhenda dhe inatet personale te politikaneve te papergjegjshem te cilet per interesat e tyre nuk duan tia dine per interesat e nje vendi te tere.