E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hebrenjte nderojne Balliun me cmim per antikomunizmin

Ne ceremonine vjetore te cmimeve te organizates “Shabad”, publicisti Fahri Balliu eshte nderuar per kontributin e tij ne promovimin e te drejtave te hebrenjve ne bote si dhe per rreshtimin konsekuent ne mbrojtjen e vlerave te lirise dhe dekomunistizimin e shoqerive qe dolen nga regjimet e frymezimit stalinist

Qendra hebraike “Shabad” ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nderoi dje me cmimin “Integriteti ne gazetari” per vitin 2013, gazetarin dhe botuesin e gazetes “55”, z.Fahri Balliu. Ne ceremoni merrnin pjese personalitete te larta te shteteve te Nju-Jorkut dhe Nju-Xhersit, drejtues te strukturave te drejtesise, si dhe personalitete te artit, kultures, gazetarise, etj. Cmimi jepet per konseguencen ne promovimin e te drejtave te hebrenjve ne bote, qe nga shkrimi i pare i Balliut, qe gjate regjimit komunist, ne vitin 1988, e me vone, me botimin e disa prej mendimtareve e politologeve hebrenj, por edhe per rreshtimin konsekuent ne mbrojtjen e vlerave te lirise dhe dekomunistizimin e shoqerive qe dolen nga regjimet e frymezimit stalinist.

Krahas botuesit Fahri Balliu u vleresua me cmim edhe Prokurori i Pergjithshem i shtetit te Nju-Xhersit, ylli ne ngjitje i drejtesise amerikane, z. Jefri Kieza.

Gjate pershendetjes se tij, publicisti Fahri Balliu u ndal tek historiku i marredhenieve shqiptaro - hebraike, miqesia dhe mbrojtja reciproke ne dite te veshtira dhe tek nevoja per thellimin e komunikimit mes popujve dhe shteteve tona. Z Balliu prezantoi gjithashtu edhe botimin me te fundit te Shtepise Botuese “55”, per jeten e Guvernatorit te Nju Xhersit, Krist Kristi, nje emer i lakuar gjeresisht edhe si kandidat i mundshem per zgjedhjet presidenciale ne SHBA. Cmimi iu dorezua zotit Balliu nga njera prej ikonave te gazetarise amerikane dhe boterore, Rita Kozbi, shkrimtare dhe kontribuuese e madhe ne pasqyrimin e sages se mundimeve te popullit hebraik. Rita Kozbi eshte autore e librit bestseller “Heroi i Qete”. Duke i dorezuar cmimin publicistit Balliu, gazetarja Rita Kozbi vleresoi lart kontributin e tij ne pasqyrimin e marredhenieve shqiptaro - hebraike dhe thellimin e marredhenieve mes dy kombeve, si dhe shprehu entuziazmin e saj per bashkepunimin me Shtepine Botuese “55”, ne vijim te botimeve te meparshme me emra prestigjioze boterore te komunitetit hebre, si Simon Sebag Montefiore, Kati Morton, Zhak Atali, etj.

“Shabad”

Organizata me e madhe e hebrenjve ne bote “Shabad”, e cila ne shqip do te thote “Mencuri”, eshte themeluar ne shekullin e 18-te dhe sot numeron filialet e saj ne afro 1000 qytete dhe ka 200 mije anetare te regjistruar. Ajo e ka te perqendruar aktivitetin e saj ne promovimin e edukimit te diaspores hebreje ne bote dhe numeron sot 3600 zyra ne 70 vende te botes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›