E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulevardi i ri dhe lumi, ekspozohen 7 projektet

Maketi i studios Gerkan, Marg & Partners - Gjermani

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka ekspozuar sot në ambientet e Muzeut Historik të shtatë projektet e paraqitura për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës.

Projektet do të jenë të ekspozuara për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët nëpërmjet një formulari do të mund të shprehin të gjitha vërejtjet, sugjerimit apo pyetjet që mund të kenë në adresë të këtyre projekteve. Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të gjitha sugjerimet e qytetarëve do të jenë pjesë e rëndësishme e vlerësimit final dhe të përzgjedhjes përfundimtare të projektit fitues.

Duke ftuar qytetarët që të gjejnë kohën dhe të vijnë të shohin projektet, Basha theksoi se vizitorët do të kenë ndihmën e inspektorëve të Bashkisë sa i përket shpjegimit të projekteve.

Pas kësaj do të vijë një fazë tjetër, ku Bashkia e Tiranës ka parashikuar një tur për të prezantuar projektet me grupet e interesit, si shoqatat e atkitektëve, ndërtuesit, median, studentët e arkitekturës apo institucione të tjera.

Basha tha se, projekti fitues do të jetë një gjenerator i zhvillimi ekonomik në kryeqytet, dhe i punësimit të qytetarëve të Tiranës, apo të rinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›