E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, nis diskutimi për Gjykatën Administrative

Komisoni i Ligjeve

Gjykata Administrative, si do shkrihet Shërbimi Civil.

Gjyqtarët propozohen nga KLD, emërohen nga Presidenti

Komisioni i Ligjeve do të nisë të hënën shqyrtimin e ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Drafti, i cili u është shpërndarë deputetëve, parashikon shkrirjen e Komisionit të Shërbimit Civil pasi të kalojë të gjitha etapat e miratimit.  Ky institucion do të pushojë së funksionuari 13 vjet pasi u krijua nga Parlamenti për të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e nëpunësve civilë. Në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999, Statusi i nëpunësit civil, bëhen ndryshimet si vijon: a) në pikën 2 të nenit 4 hiqen fjalët pa ndërhyrë në përgjegjësitë e KSHC; b)nenet 5, 6, 7 dhe 8 shfuqizohen; c) në pikën 6 të nenit 13 fjalët KSHC zëvendësohen me fjalët gjykatën kompetente; d) në pikën 4 të nenit 14 fjalët KSHC zëvendësohen me fjalët gjykatën kompetente, thuhet në pikën 3 të nenit 51 të këtij projektligji, i cili kërkon shumicë të cilësuar votash.
Ngritja e gjykatave
Drafti përcakton në nenin 4 të tij se numri i gjykatave administrative të shkallës së parë është minimumi sa numri i gjykatave të apelit, 6. Kriteret e emërimit dhe të karrierës së gjyqtarëve, statusi i tyre, përgjegjësia për shkeljet disiplinore, procedimi disiplinor, administrimi i shërbimeve në gjykatë, si dhe riorganizimi gjyqësor rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të rastit kur në këtë ligj parashikohet ndryshe, thuhet në nenin 5 të ligjit. Gjithashtu, në nenin 49 përcaktohet edhe mënyra se si do të dekretohen gjyqtarët e parë në Gjykatën Administrative. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, emërimet, për herë të parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë bëhen në përputhje me kriteret e përgjithshme të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, emërimet për herë të parë në Gjykatën e Apelit Administrativ bëhen në përputhje me kriteret e përgjithshme të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor, thuhet më tej në variantin e qeverisë. Në pikën e parë të nenit 12 të ligjit Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri, përcaktohet se gjyqtari në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Gjykatën e Apelit emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas këtij drafti, gjykatat administrative në të gjithë vendin do të nisin së funksionuari nga 10 maji 2012, por duke pasur parasysh se ligji mund të vonojë deri në miratimin e tij, ky afat mund të shtyhet sërish. Në emërimet për herë të parë në gjykatat administrative, përvoja si gjyqtar në gjykime administrative apo si jurist i kualifikuar në radhët e profesoratit a në administratën shtetërore përbën përparësi të kandidatit në emërimin e tij gjyqtar në Gjykatën Administrative. Në të dyja rastet e fundit, KLD mund të emërojë gjyqtarë në 10% të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve të gjykatave administrative, por gjithmonë kur këta juristë plotësojnë kriteret e përgjithshme për tu emëruar gjyqtarë, thuhet në pikën 5 të nenit 49.

Projektligji për Gjykatën Administrative
Neni 4
2. Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit.
4. Numri i gjykatave administrative të shkallës së parë, kompetencat tokësore, selia qendrore si dhe numri i gjyqtarëve të tyre dhe të Gjykatës Administrative të Apelit caktohen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë i bën propozimet pasi të ketë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Neni 28
1. Gjyqtari, në përfundim të veprimeve përgatitore dhe jo më vonë se 20 ditë nga data e paraqitjes së padisë, nxjerr urdhrin për caktimin e seancës gjyqësore. Në rastin e padisë me të meta, ky afat është jo më vonë se 7 ditë nga data e plotësimit të të metave.
Neni 49
1. Gjykatat administrative e fillojnë funksionimin e tyre më 10 maj 2012.
2. Çështjet administrative që janë në gjykim në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, deri në datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative, do të përfundohen nga këto gjykata dhe sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile për gjykimet administrative.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, emërimet për herë të parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë bëhen në përputhje me kriteret e përgjithshme të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, emërimet për herë të parë në Gjykatën e Apelit Administrativ bëhen në përputhje me kriteret e përgjithshme të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor.
5. Në emërimet për herë të parë në gjykatat administrative, përvoja si gjyqtar në gjykime administrative apo si jurist i kualifikuar në radhët e profesoratit a në administratën shtetërore përbën përparësi të kandidatit në emërimin e tij gjyqtar në Gjykatën Administrative. Në të dyja rastet e fundit, KLD mund të emërojë gjyqtarë në 10% të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve të gjykatave administrative, por gjithmonë kur këta juristë plotësojnë kriteret e përgjithshme për tu emëruar gjyqtarë.
Neni 51
3. Në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999, Statusi i nëpunësit civil bëhen ndryshimet si vijon: a) në pikën 2 të nenit 4 hiqen fjalët pa ndërhyrë në përgjegjësitë e KSHC; b)nenet 5, 6, 7 dhe 8 shfuqizohen; c) në pikën 6 të nenit 13 fjalët KSHC zëvendësohen me fjalët gjykatën kompetente; d) në pikën 4 të nenit 14 fjalët KSHC, zëvendësohen me fjalët gjykatën kompetente.
4. Ankimet administrative që janë në shqyrtim nga Komisioni i Shërbimit Civil deri në datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative, përfundohen nga ky Komision.

Numri i gjykatave me dekret presidencial
Në pikën 4 të nenit 4 të draftit të ardhur nga qeveria thuhet se numri i gjykatave administrative të shkallës së parë, kompetencat tokësore, selia qendrore si dhe numri i gjyqtarëve të tyre dhe të Gjykatës Administrative të Apelit caktohen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë i bën propozimet pasi të ketë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Topi: Ligji të mos vonohet
Presidenti Bamir Topi përsëriti dy ditë më parë apelin për forcat politike që të mos e vonojnë më miratimin e ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Kemi diskutuar për çështje të tjera të rëndësishme të reformave. Dhe e përsëris dhe njëherë, ramë dakord me ambasadorin, është e pakuptueshme pse vonohet miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative kur të gjitha palët bien dakord. Është një gjë që duhet të realizohet sa më shpejt. Është një kërkesë e jona në radhë të parë, kërkesë e njerëzve që merren me biznese, që kanë çështje të natyrës administrative, për ta liruar sistemin gjyqësor nga këto probleme dhe për ti zgjidhur gjërat më shpejt në mënyrë më specifike. Pra, është çështje e vullnetit të polit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›