E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për kanalizimet, reagon kreu i PS, Rama

Kreu i Partisë Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit, Sali Berisha për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, kryesisht në zonat turistike.

Në një mesazh të postuar në Twitter, Rama shprehet se; Çdo mars fjalime per ujrat e kanalizimet ne prag te sezonit turistik, cdo vere me shume ndertime pa leje dhe gropa septike per turistet.

Kryeministri i bëri deklaratat e tij gjatë mbledhjes së grupit të punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve.

Ndërkaq, kreu socialist ndodhet sot në qytetin e Burrelit, në kaudër të shpërndarjes anëtarësimeve të reja në strukturat e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›