Pranga kreut të mobilizimit në Kavajë
TIRANE - Arrestohet me akuzën e korrupsionit dhe mitmarrjes, specialisti i zyrës së rekrutimit të ushtarëve në Kavajë.
Xhami Xeka, 48 vjeç, nga Kavaja, ka rënë në prangat e zyrës së Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës gjatë aksionit të koduar me emrin “Rekrutimi”. Ai dyshohet se plotësonte librezat ushtarake të personave që nuk kishin përfunduar shërbimin ushtarak, duke u marrë atyre nga 100 mijë lekë të reja ryshfet secilit. Me një pagesë prej 100 mijë lekësh të reja në dorë, Xhami Xeka iu mundësonte të gjithë personave që nuk kishin kryer ushtrinë, mundësinë për ta përfunduar atë në pak sekonda. Një person, i cili ishte futur nga policia si rekrut që duhej të mbaronte ushtrinë, i ka paguar Xekës jo pak, por 100 mijë lekë të reja në dorë dhe më pas ka dalë me librezën të plotësuar. Po kështu edhe në regjistrin e rekrutimeve, policia ka vërejtur se emri i personit që sapo kishte paguar paratë ishte shënuar. Zyra e hetimit të Antikorrupsionit ka nisur hetimet duke bllokuar regjistrin si provë kryesore. Nga verifikimet e të dhënave në regjistër, policia ka mësuar se së paku 13 raste nga viti 2004 ishin regjistruar në këtë mënyrë abuzive. Të gjithë rastet e mësipërme të policisë, Xeka i ka shënuar në regjistër, sikur ata kishin përfunduar shërbimin ushtarak. Policia ka pyetur 3 nga këta persona, të cilët kanë pranuar të japin sqarime dhe të dhëna rreth mënyrës se si kishin bërë pagesën. Xekës, policia i ka komunikuar akuzat e korrupsionit pasiv, falsifikimit të dokumenteve etj. Po kështu edhe përfituesit mund të dënohen për vënie në përdorim të dokumenteve false. d.b