Meta: Kryeministri, zgjedhja i takon PS-se
Kryetari i Levizjes Socialiste Per Integrim, ka fshire te gjitha dyshimet e ngritura nga brenda partise qe drejton, gjate fushates, per emrin e kryeministrit te ri. Z.Meta ka deklaruar publikisht mbreme, se kryeministri do te dale nga radhet e Partise Socialiste. Ne nje interviste qe dha per Ora News, z.Meta i pyetur se kush do te jete kryeministri i ri, tha se “kjo eshte nje ceshtje qe i takon Partise Socialiste, normalisht si parti e pare e koalicionit “Aleanca per Shqiperine Evropiane”.
Z. Meta, mendoni se duhet te kishte dale z. Berisha per te pranuar rezultatin dhe humbjen?
Une besoj se po. Duke te kishte dale per nje deklarim sepse kjo do t’i sherbente edhe mbylljes sa me te shpejte te procesit te numerimit dhe do t’i sherbente normalizimit me te shpejte te jetes politike, sociale dhe institucionale ne vend.
Gjate fushates i thate z. Berisha se mund ta merrte karrigen e Kryeministrit me vete apo jo?
Ne kuader te premtimit te tij se nuk do ta leshonte karrigen kjo ishte nje menyre dhe nje kompromis per te respektuar edhe angazhimin e tij por njekohesisht edhe per te kaluar ne opozite.
Do ta nderroje Kryeministri i ri karrigen e tij?
Kjo eshte nje pyetje qe dua t’ia beni Kryeministrit te ri.
Qe duket se nuk ka dilema. Do te jete z. Rama apo jo?
Kjo eshte nje ceshtje qe i takon Partise Socialiste, normalisht si parti e pare e koalicionit “Aleanca per Shqiperine Evropiane”.
Z. Meta ka pasur shume analiza sidomos per faktin se Levizja Socialiste per Integrim mund te konsiderohet surpriza e madhe e ketyre zgjedhjeve. Si u arrit kjo fitore?
Kjo eshte nje analize me komplekse. Levizja Socialiste per Integrim qe ne vitin 2005 ka treguar se ka nje elektorat te qendrueshem prej gati 120 mije votash. Natyrisht qe bashkepunimi ne nje koalicion te tille sjell avantazhin per kthimin e votave ne mandate. Megjithate eshte nje rast teper qe vota popullore perputhet plotesisht me numrin e mandateve, madje e tejkalon ate sepse pritet normalisht qe te kemi 180 mije vota per LSI-ne. Nuk besoj se per ju vete eshte nje surprize. Une jua kam thene para disa javesh tek “Rogneri”. Ju kam thene qe sondazhet qe jane publikuar te gjitha synojne dekurajimin e votuesve te LSI-se. Ju kam thene gjithashtu se do te marrim rreth 17 mandate dhe kam e kam deklaruar publikisht prej me shume se nje muaji qe do te merreshin 80 mandate nga koalicioni opozitar. Kjo ka qene plotesisht e pritshme dhe e parashikueshme sepse ketu ka shume faktore, ku faktori kryesor eshte qe shpirti i ndryshimit dhe i qytetarise evropiane u shpreh permes votes se lire.
Ka pasur zera qe fituesi i vertete i ketyre zgjedhjeve jeni ju z. Meta.
Fituesi i vertete i ketyre zgjedhjeve eshte deshira e shqiptareve per ndryshim dhe qe Shqiperia te ece me shpejt ne rrugen e paqes sociale , ne rrugen e ndryshimit, ne rrugen e zgjidhjes se problemeve te medha ekonomiko dhe sociale dhe natyrisht ne rrugen e integrimit evropian. Vleresimi per LSI-ne vjen sepse eshte treguar si nje faktor stabiliteti, bashkepunimi, integrimi. Nje force qe i qendron marreveshjeve. Politika ka nevoje per marreveshje te qendrueshme sepse marreveshjet krijojne stabilitet dhe jane shume te rendesishme per te ndihmuar vendin qe te shkoje perpara.
Dukeni me kembe ne toke dhe pa tone triumfatore. Si shpjegohet? Keni ndonje informacion per situaten ku ndodhet shteti shqiptar, gjendja financiare?
Jo nuk ka lidhje me kete sepse dihet qe situate eshte problematike. Edhe ky votim ka qene si rezultat i asaj qe ndjene qytetaret shqiptare ne familjet e tyre per sa ju takon sfidave te perditshme ekonomike dhe sociale, por nuk mendoj se ka qene dicka e papritur. Dikush gezohet kur arrin dicka qe eshte surprize, kjo nuk ka qene surprize. Surprize mund te themi qe ka qene arritja e 84 mandateve. Por ne fund te fundit une gjithmone kam qene i sigurt per 80 mandate, duke bere nje analize te statistikave te te sa kaluares por edhe te frymes se bashkepunimit dhe asaj te ndryshimit.
Cili eshte roli qe keni menduar te luani ne legjislaturen e ardhshme?
Nuk kam pasur kohe te mendoj per kete gje. Per ne eshte e rendesishme qe Shqiperia te hyje ne nje ere te re te te berit politike, te komunikimit publik, te ushtrimit te nje pergjegjesie publike ne emer te interesit publik, dhe te kemi nje qeverisje gjitheperfshirese, ne kuptimin e angazhimit dhe te vleresimit te perfshirjes se gjithe atyre qe kane c’te japin, mendime, ide, kontribute, te grupeve te interesit, pasi mendoj qe nje fryme arrogance e demonstruar deri tani, padyshim qe perjashtoi shume aktore, grupe interesi dhe njekohesisht ndikoi ne vendimmarrje jo shume te mencura dhe afatgjata.
Ne nje interviste tuajen dje, ju keni thene qe do te deshironit nje ndryshim te ligjit zgjedhor te kodit dhe riparimet. Keto ne axhenden tuaj jane te ngutshme, domethene do te fillojne qe ne vitin e pare, apo do te lihen per ne vitin e trete ose te kater te qeverisjes tuaj?
Keto natyrisht qe nuk jane ceshtjet me imediate. Me imediate mendoj qe jane forcimi i rendit, forcimi i ligjit, sepse prej gati nje viti ka nje perkeqesim serioze te situates se rendit publik dhe te ligjit. Njekohesisht rikonstruktimi i ekonomise, ndermarrja e shume reformave sociale, te cilat njekohesisht nuk mund te ndodhin pa nje rikonstruktim te ekonomise. Por absolutisht qe per ne keto mbeten prioritete te pandryshuara. Njekohesisht drejtues te PS-se jane shprehur pro ketyre rivleresimeve, rishikimeve, per keto ceshtje por natyrisht qe keto nuk jane ceshtje qe i takojne thjesht mazhorances sado e gjere qe eshte ajo. Keto jane ceshtje te cilat kane te bejne me ndryshime kushtetuese dhe me konsensus midis dy paleve. Pra, do duhet qe edhe opozita e tanishme, e sotme, te bjere dakord per te realizuar rikthimin e Kushtetutes ne themelet e saj te verteta qe votoj populli shqiptar.
Kjo aleance mes PS-se dhe LSI-se ka shume dilema. Duke pasur parasysh edhe perplasjet e forta dhe marredhenien e veshtire qe keni pasur ju me Ramen ne te kaluaren dhe dualizem mes jush. A do te mbaje kjo marreveshje?
Se pari, une kam treguar qe ne raportet politike ngrihen mbi te shkuaren e raporteve personale, sepse cdo politikan i cili per veprime qe i takojne te ardhmes do ti referohej raporteve personale, gjithmone do dilte nje pengese, apo do dilte gjithmone edhe nje problem moral. Por, morali kryesor ketu eshte nje aksion i perbashket, i gjithe forcave politike, te se majtes kryesisht por edhe progresiste ne pergjithesi, per te krijuar nje model ndryshe qeverisjeje. Nje qeverisje me evropiane, jo thjesht ne slogane por ne te gjithe sjelljen e saj. Dhe se dyti, absolutisht qe kjo marreveshje e cila i ka themelet e saj te firmosura ne marreveshjen e Shkodres, eshte nje marreveshje shume parimore dhe koha do tregoje te gjithe konstruktivitetin tone dhe luajalitetin tone si force politike. Ashtu sikurse kemi qene shume konstruktive dhe luajale edhe me Partine Demokratike gjate kater viteve, edhe pse mund te mos kemi pasur pajtime per shume ceshtje te caktuara, por gjithmone kemi pare interesin e stabilitetit te vendit, ne radhe te pare, dhe interesin e deshires per te mirekuptuar jo per t’u konfliktuar. Keshtu qe kjo eshte ceshtje vullneti dhe vullneti yne eshte per t’i qendruar marreveshjes, sepse vendi ka nevoje per marreveshje, ka nevoje per bashkepunim. Jo vetem per nje bashkepunim te qendrueshem PS dhe LSI dhe gjithe partive te tjera te kesaj aleance fituese, por edhe per nje fryme bashkepunimi me te gjere ne te gjithe jeten politike dhe shoqerore.
Z. Meta, shume opinioniste dhe politikane, por edhe nga shoqeria civile kane filluar te vene baste se sa do te zgjase kjo bashkeqeverisje juaj me z. Rama. Çfare do ti thoni ketyre njerezve qe nuk besojne tek ju?
Une jam i bindur qe gjithcka duhet t’ia leme kohes, sepse pati jo pak qe menduan qe ne do te humbitnim kur beme kete koalicion. Mirepo, e verteta ndodhi krejt ndryshe. Ky koalicion solli nje rezultat shume me te mire sepse qytetaret shqiptare nuk u nisen nga histori te se kaluares, por u nisen nga interesi i tyre per te ardhmen dhe menduan te investojne kete besim tek kjo aleance, tek ky bashkepunim dhe eshte detyra jone t’i qendrojme besnikerisht besimit te tyre sepse sfidat nuk do te jene te lehta per vendin, per shoqerine tone, per ekonomine tone, per reformat ne fusha shume te rendesishme, qofte ato te shendetesise apo te arsimit e keshtu me radhe. Natyrisht qe eshte e domosdoshme qe populli shqiptar te jete krenar per kete vote plebishitare qe ka hedhur me 23 qershor sepse ka qene nje vote e mencur dhe nje vote qe do te ndikoje per nje kohe te gjate per te ardhmen evropiane te Shqiperise, e cila, une shpresoj dhe deshiroj dhe jemi te angazhuar per te perfunduar rrugetimin e saj per t’u anetaresuar ne Bashkimin Evropian brenda ketyre 8 viteve. Eshte nje angazhim ne marreveshjen e Shkodres. Eshte nje objektiv strategjik dhe afatgjate.
Disa thone se do ta keni te veshtire te bashkepunoni me z. Rama, por sic duket do te lidheni akoma me shume. Z. Meta e keni kete frike?
Jo nuk e kam kete frike se per aq kohe sa do te kemi z. Gjinushi. Ai mund te jape ndonje kontribut qe te jete sa me i larmishem koalicioni.
Z. Meta, duket sikur po flisni nga pozita e nje kryetari Parlamenti. Sa e vertete eshte kjo?
Une kam kohe qe flas ne kete menyre. Te them te verteten nuk do te ishte ndonje kenaqesi e vecante te ishe kryetar Parlamenti kur aty mungon nje deputet me shume kontribute sepse duke qene lart ne ate postin e kryetarit te Kuvendit do te ndihej nje mungese e madhe. Keshtu qe mund te jete me mire te qendruarit poshte.
Cili do te jete funksioni juaj ne ekzekutivin e ardhshem?
Mendoj se kjo nuk eshte gjeja me e rendesishme se cfare do te jem une apo dikush tjeter. Me e rendesishme eshte qe ne t’i qendrojme besnikerisht votuesve te cilet besuan vertet qe kjo eshte nje Aleance per Shqiperine Evropiane. Duhet te punojme ne kete drejtim. Kemi humbur shume kohe. Pra te ecim me shpejt.
A do te jeni ju ne nje post ekzekutiv?
Kete gje une nuk mund ta them dhe nuk eshte ky prioriteti im plus qe une nuk jam njeri pa nje funksion. Kam nje funksion shume te rendesishem sepse jam kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim.
A keni nje mesazh per z. Berisha?
Une mesazhin e kam dhene me kohe qe duhej te perkushtohej me shume per standardin e zgjedhjeve sepse nuk ka shume rendesi sesa mandate merr Partia Demokratike, merr 60 mandate apo 62 mandate. Nuk eshte kjo trashegimia qe nje udheheqes le per partine e tij apo per vendin. Gjeja me e rendesishme ka qene dhe mbeten standardet. Megjithate, une mendoj se eshte ne kohe qe te kontribuoje qe i gjithe ky proces te mbyllet me nje imazh sa me pozitiv per vendin ne menyre qe te gjitha ato elemente qe krijuan tensione dhe dyshime per standardin e zgjedhjeve te harrohen sa me shpejt dhe ne fund fare te mbetet ajo shija pozitive e nje ndryshimi dhe e nje paqeje sociale ne vend.
A ia njihni kete merite Berishes sesi po ndodh rotacioni?
Merita me e madhe i takon popullit shqiptar dhe natyrisht z. Berisha eshte pjese e popullit shqiptar.