E Diel, 1 Nëntor 2026

PD humb ndjeshem mbeshtetjen ne Tirane, 40 mije vota me pak Rozeta Rapushi

Ne krahasim me kater vite me pare, Partia Demokratike ka pesuar nje ulje te ndjeshme te mbeshtetjes ne Qarkun e Tiranes. Nga 16 mandate te siguruara ne kryeqytet kater vite me pare, PD mundi te marre ne keto zgjedhje vetem 12 mandate. Por nje renie, ndonese me te lehte e ka pesuar edhe Partia Socialiste e cila nga 16 mandate, ka marre 15. Per ti krahasuar me vota, PD ne keto zgjedhje ka marre ne Tirane ne prag te mbylljes se procesit te numerimit 125.219 vota ose 34,10%. Nderkohe qe ne vitin 2009 mbeshtetja per kete force politike ishte 161332 vota, pothuajse 40 mije vota me pak. Ndersa PS ne keto zgjedhje ka marre 160.900 ose 43,81% ndersa ne 2009 mori 162.757 vota. Ndaj edhe ne kete qark, ngritjen me te madhe duket se e ka serish LSI-ja e cila mori 28.032 ose 7,63%. Ndersa kater vite me pare 17.552 vota. Pra nje rritje me me shume se 10 mije vota ne kryeqytet.

LSI rrit mbeshtetjen ne kryeqytet. Nga nje deputet per PR dhe PDIU

Tirana, PS kryeson 15

deputete, PD 12, LSI 3

Koalicioni per Shqiperine Evropiane (ASHE) drejtuar nga Edi Rama, kryeson bindshem edhe ne kryeqytet. Kur mbeten edhe pak kuti votimi, rezultati tashme eshte i qarte. Ne kryeqytet si force politike kryeson Partia Socialiste me 15 mandate deputetesh, e pasuar nga ajo Demokratike me 12 mandate deputetesh. Ndersa si koalicione, ASHE i drejtuar nga Edi Rama, ka marre 18 mandate, ndersa Aleanca per Punesim, Mireqenie dhe Integrim drejtuar nga Sali Berisha ka marre 14 mandate. Surprize ishte serish Levizja Socialiste per Integrim (LSI) e cila siguroi kete here tre mandate deputetesh ne kryeqytet, duke e ngritur keshtu numrin e deputeteve te koalicionit te majte ne 18. Nderkohe qe nga nje deputet kane marre edhe PDIU dhe PR, te cilet e cojne koalicionin e djathte ne 14 mandate. Keshtu, ne Kuvendin e ri nga PS do te perfaqesohen emra si Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemat Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaci, Pjerin Ndreu, Rakip Suli dhe Milena Harito. Nderkohe qe nga kampi i djathte, Partia Demokratike do te kete ne Kuvend deputete te zgjedhur nga kryeqyteti Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja dhe dy ish socialistet Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani. Ndersa nga LSI ne Kuvend do te jene Ilir Meta, Klajda Gjosha dhe rikthehet Luan Rama. Nga republikanet, eshte zgjedhur Ylli Shehu dhe nga PDIU Tahir Muhedini. Partia Socialiste kryeson persa i perket numrit te votave te marra ne kryeqytet. Ne Tirane, socialistet kane marre 160.900 vota ose 43,81 per qind. Ndersa LSI-ja ka mundur te siguroje ne kryeqytet jo pak por 28.032 vota ose 7.63%. Persa i perket kampit te majte, Partia Demokratike ka siguruar 125.219 vota ne kryeqytet ose 34.10%. Ndersa aleatet e saj PR dhe PDIU kane marre perkatesisht 8.062 vota ose 2.20% dhe 7.757 vota ose 2.11%. Nje perqindje teper te ulet ne krahasim me pritshmerine moren Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike. Perkatesisht, AK mori 4.074 vota ose 1,11%, ndersa FRD 8.127 vota 2.21%. Ajo qe te bie ne sy ne Tirane ne zgjedhjet e 23 qershorit eshte fakti se shume flete votimi rezultojne te demtuara dhe te pavlefshme. Vetem ne kryeqytet numri i fleteve te pavlefshme eshte 5058 ndersa ai i te demtuarave 2082 te tilla. Por nga ana tjeter, Tirana permban edhe shifren me te larte te votuesve ne zgjedhje. Ne kryeqytet perqindja e pjesemarrjes thuajse eshte me e larta nga te gjitha qarqet ne 57.90 per qind.

Debate ne KZAZ-ne 29 ne Tirane gjate numerimit

Ne pritje te mbylljes se procesit te numerimit te votave, PD dhe PS u perplasen ne KZAZ-ne 29 ne kryeqytet. Perfaqesuesi i PS-se Artan Gaci beri te ditur se ne KZAZ-ne 29 ne kryeqytet ka ndodhur nje incident, pasi disa simpatizante te PD-se jane futur ne qendrat e numerimit. “Per shkak te deshtimit te madh qe ka pasur ne Tirane Keltis Kruja me 8 veta dhe i futi keta neper tavolinat e numerimit, duke shkaktuar incidente”,- u shpreh Gaci. Por sipas numeruesve demokrate ata u dhunuan fizikisht nga deputeti socialist dhe perfaqesues te PS. “Deputeti pasi ka goditur Markun, ka hyre ne KZAZ. E ftoj KQZ dhe KZAZ te hape kamerat dhe te shohe si ka ndodhur ngjarja, ne grup banditesh me ne krye deputetin e PS kane goditur numeruesit e PD. Ishim 10, dhe na kane dhunuar barbarisht dhe na kane nxjerre jashte”, - deklaroi numeruesi i PD.

Numri i votuesve 785.086

Pjesemarrja ne votime 57,90%

Numri i QV 1.422

PS

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Vasilika Hysi

Ditmir Bushati

Fatmir Xhafaj

Lindita Nikolla

Besnnik Baraj

Xhemat Qefalia

Sadri Abazi

Parid Cara

Spartak Braho

Artan Gaci

Pjerin Ndreu

Rakip Suli

Milena Harito

PD

Sali Berisha

Myqerem Tafaj

Majlinda Bregu

Halim Kosova

Florion Mima

Gerti Bogdani

Dashamir Shehi

Jorida Tabaku

Edi Paloka

Keltis Kruja

Kastriot Islami

Asllan Dogjani

LSI

Ilir Meta

Klajda Gjosha

Luan Rama

PR

Ylli Shehu

PDIU

Tahir Muhedini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›