KESH, shet 201 milionë kwh për shkurtin, ja tre kompanitë fituese
Gjatë shkurtit, KESH do të eksportojë plot 201 milionë kwh, në 28 ditë. Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar dy ditë më parë tenderin për të përzgjedhur kompanitë që do të bëjnë lëvrimin e energjisë për muajin e ardhshëm. Nga kompanitë ofertuese, tre janë shpallur fituese, dy kompani zvicerane dhe një serbe. Bëhet fjalë për EGL, EFC dhe RUDNAP, të cilat do të lëvrojnë sasi të ndryshme energjie. Kështu 225 megavat në orë do të lëvrohen nga kompania zvicerane EFC, 25 MGW të tjera nga kompania EGL dhe 50 megavat nga serbja RUDNAP. Shkurti pritet që të jetë një muaj më i mirë, për sa i përket çmimit që bazohet te bursa greke. Gjatë janarit për të njëjtin tender, fituese ishin vetëm dy kompanitë zvicerane. Prodhimi mesatar ditor i energjisë për muajin e parë të këtij viti ka qenë 25.6 milionë kwh në ditë, ndërkohë që kuota më e lartë e prodhimit ka qenë rreth 29 milionë kwh në ditë.KompanitëTre kompanitë do të eksportojnë 300MGV/HEGL 25 MGW/HEFC 225 MGW/HRUDNAP 50 MGW/H 201 milion kwh energjie eksportuar për shkurtin