Meta: Kushtetuta e re, Topi një noter i Berishës
Kreu i LSI-së Ilir Meta në një intervistë për gazetën “Panorama”, jep alarmin për rrezikun e kalimit të vendit në një autokraci kryeministrore.
aristir lumezi
Sipas tij, Rama dhe Berisha po mundohen të bllokojnë referendumin popullor për Kushtetutën. Meta i bën thirrje Majkos, të mbrojë kushtetutën e 1998, e miratuar me referendum gjatë kohës që ai ishte kryeministër. Duke analizuar në mënyrë të hollësishme ndryshimet kushtetuese, Meta shprehet se presidenti i republikës tashmë do të luajë vetëm rolin e noterit, pasi çdo gjë do të kontrollohet dhe vendoset nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Meta kujton edhe njëherë, se LSI ofron kompromis me socialistët, që në emër të mbrojtjes së kushtetutës dhe pushteteve të balancuara, në referendumin popullor të mos diskutohet çështja e sistemit zgjedhor.
Zoti Meta, jeni shprehur se ndryshimet e fundit kushtetuese janë një puç kushtetues. I qëndroni këtij vlerësimi?
Ndryshimi i Kushtetutës në kolonat e saj vertebrore, nga dy njerëz dhe 115 kartonë, brenda natës, duke shpërfillur vullnetin e popullit që i ka zgjedhur ata, nuk është asgjë tjetër veçse një puç kushtetues. Veprimi i tyre është një shkelje e hapur e legjitimitetit në vend. Ky ilegjitimitet po vazhdon edhe me rezistencën e Sali Berishës dhe Edi Ramës për të mos i kaluar këto amendime për miratim në një referendum popullor, sigurisht nga frika se ato nuk do të pranohen. Por sigurisht, goditja më e madhe që ka marrë legjitimiteti në këtë vend ka të bëjë me atë se, amendimet kanë tjetërsuar thelbin e Kushtetutës. Në nenin 1.1 të Kushtetutës shprehet qartë se, “Shqipëria është një Republike Parlamentare”. Ndërsa nenet 2.1 dhe 2.2 respektivisht sanksionojnë se, “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit” dhe se “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Me amendimet e bëra, Shqipëria nuk është më një Republike Parlamentare, por një Autokraci kryeministrore e partiake, pasi parlamentin e kontrollon tërësisht kryeministri dhe populli nuk ushtron me sovranitet në këtë vend, sepse sovranitetin e ushtron kryeministri, i cili i përqendron të gjitha pushtetet në një dorë të vetme.
Po për këto ndryshime votuan 115 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë?
Unë jam i bindur se një pjesë e madhe e tyre kanë votuar nën bindjen e verbër dhe presionin e mos-përfshirjes në listat e mbyllura për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Një pjesë e këtyre deputetëve, kryesisht ata socialistë, kanë qenë në front të kundërt me Sali Berishën në vitin 1994, kur ai donte t’i impononte shqiptarëve Republikën Presidenciale, e këto pushtete që mori sot si kryeministër, t’i merrte atëherë si president. Më pas, në 1998, ishte një pjesë e po këtyre deputetëve të sotëm, të cilët përsëri përballë Sali Berishës, bënë fushatën për një Kushtetutë demokratike, ku pushtetet janë të ndara dhe kontrollojnë e balancojnë njëri-tjetrin. Kushtetutë kjo, që u miratua nga votat e një milion shqiptarëve. Ndërsa sot, ata kanë ulur kokën dhe ngritur dorën që i dridhet nga frika se mund të mos përfshihen në listat e mbyllura për deputetë që do të hartojë kryetari i tyre. Ata e kanë lënë peng integritetin dhe trashëgiminë e tyre politike tek borderoja e rrogave të parlamentit.
Zoti Meta ku bazoheni që dilni në konkluzionin se ndryshimet kushtetuese e kthejnë Shqipërinë në një Republikë Kryeministrore?
Siç e thashë më lart, në një Republikë Parlamentare populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij të zgjedhur në Kuvend. Me nenin 104 të amenduar, kryeministri mund të shpërndajë parlamentin e të çojë vendin në zgjedhje, në rast se ai kërkon dhe nuk merr votëbesimin prej tij. Pra, kryeministri bëhet kështu një institucion më i lartë se Parlamenti, përderisa përcakton se kur shpërndahet ai. Në këtë mënyrë kryeministri kontrollon Parlamentin dhe jo parlamenti qeverinë, siç ishte parashikuar në Kushtetutën e vitit 1998, sipas së cilës, nëse një kryeministër nuk e merrte votëbesimin e Parlamentit, ndryshohej kryeministri, dhe jo Parlamenti. Me nenin 105, të ndryshuar, çdo iniciativë parlamentare për të votëbesuar kryeministrin, që sigurisht mund të vijë nga opozita, bëhet nul përderisa shkarkimi i kryeministrit quhet i vlefshëm kur Kuvendi njëkohësisht ka zgjedhur edhe kryeministrin e ri. Pra, kryeministri nuk mund të kontrollohet nga Parlamenti, i cili e përsëris, është përfaqësues i sovranitetit të popullit. Dhe mos harroni se kryeministër është Sali Berisha.
A kanë lidhje listat e mbyllura me fuqizimin e kryetarëve të partive?
Nëpërmjet listave të mbyllura për zgjedhjet e përgjithshme, kryetarët e partive, pra, edhe kryeministri aktual, do të përcaktojnë se cilët persona do të shkojnë në Kuvend. Listat e mbyllura pikërisht këtë kanë në thelb: Qe vota e popullit të mos bëjë përzgjedhjen se kush shkon në Parlament, por këtë ta bëjë vetëm kryetari i partisë. Po atëherë çfarë i takon popullit të zgjedhë në këtë vend. Si mund ta ushtrojë ai sovranitetin e tij. Deputetët nuk i zgjedh dot, sepse ata i përcaktojnë kryetarët e partive me lista të mbyllura, kryeministrin jo e jo, as presidentin jo, sepse atë e përcakton kryeministri dhe maxhoranca e tij e momentit. Atëherë a mund të më thoni se ku shkon sovraniteti i popullit? Përgjigjja është kryetari i partisë që fiton zgjedhjet dhe që bëhet kryeministër. Ky përfaqëson sovranitetin e popullit, në vend që atë ta përfaqësojë Parlamenti. A mund të themi më që Shqipëria është republikë parlamentare? Sigurisht që JO! Ajo tashmë është kthyer në një republikë kryeministrore e partiake, ku maxhorancat kthehen në “prona” të kryeministrit, ku deputetët kthehen në krijesa pa personalitet moral e politik, e nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër: Ose me kryeministrin, ose zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë që presidenti ka të drejtë vetëm të firmosë shpërndarjen e Kuvendit, pra të luajë rolin e një “Noteri”, dhe as ai e as Kuvendi nuk mund të ndalojnë papërgjegjshmërinë e një kryeministri. Dhe mos harroni se kryeministër është Berisha.
Sa ndryshimet kushtetuese cenojnë dhe dobësojnë rolin e presidentit të republikës?
Amendimi për zgjedhjen e presidentit me 70+1 të votave e ka zhvleftësuar dhe zhveshur atë nga funksioni bazë i sanksionuar në nenin 86 të Kushtetutës, “si Kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit”. Duke qenë si përfaqësues i unitetit të popullit, ai qëndronte mbi partitë, duke u zgjedhur në mënyrë konsensuale me 3/5 të votave në parlament. Me ndryshimet e bëra, presidenti nuk e gëzon më statusin e të qenit mbi partitë, por është reduktuar në një zgjedhje partiake e tepër e lehtë për t’u realizuar nga maxhoranca e momentit. Kjo dobësi e presidentit përpara maxhorancës e bën atë të pafuqishëm për të realizuar detyrat e tij kushtetuese, jo vetëm si garanci e unitetit të popullit, por edhe garant i pavarësisë së sistemit gjyqësor. Në këtë mënyrë, nëpërmjet kontrollit të plotë të zgjedhjes së presidentit, kryeministri kontrollon edhe sistemin e drejtësisë, duke shkelur me të dyja këmbët parimin themelor të sistemit demokratik, atë të ndarjes së pushteteve. Por vetëm në demokraci, në shtetin e të drejtës ato janë të pavarur dhe kontrollojnë e balancojnë njëri-tjetrin. Pikërisht, garantimi i ndarjes së pushteteve është shkatërruar në Shqipëri. Presidenti i Republikës me Kushtetutën e 1998-ës ishte mbrojtës i shtetit nga pushteti, tashmë është shndërruar në një mashë të kryeministrit për të kontrolluar të gjithë pushtetet e pavarura, përfshirë edhe atë gjyqësor.
Megjithatë, kompetencat e presidentit nuk janë ndryshuar apo jo?
Po, por thelbi i institucionit të presidentit është asgjësuar. Të gjitha kompetencat e tij ai do t’i zbatojë, si përfaqësues i maxhorancës partiake të kryeministrit, e jo si përfaqësues i unitetit të popullit. Kjo mënyrë e re zgjedhjeje e presidentit rrëzon pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve kushtetuese nga qeveria dhe kryeministri/kryetar partia. Mos harroni se kryeministër është Sali Berisha.
Cili do të jetë veprimi politik i LSI për më tej?
LSI nuk do të reshtë veprimtarinë e saj në mbrojtje të Kushtetutës dhe thelbit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ne ofrojmë një kompromis të madh duke mos diskutuar për çështjen e sistemit zgjedhor, meqenëse zoti Rama e kishte me shumë dëshirë këtë sistem që u miratua. Për ne është e rëndësishme të realizohet referendumi popullor, si detyrim për ndryshimin e thelbit të Kushtetutës. Ne do të vazhdojmë të mbledhim firmat nga deputetët. Veprimi i atyre që japin firmat nuk është aspak kontradiktor me qëndrimin e tyre pro amendimeve, pasi mund të jesh pro amendimeve, por nuk je kundër që ato të votohen në referendum. Me këtë akt, në fund të fundit, Kuvendi do të vërtetojë se sa përgjegjshmëri i ka mbetur në mbrojtje të integritetit të sistemit tonë demokratik, por edhe të secilit personalisht. Në funksion të këtij qëllimi, unë kam kërkuar dje publikisht të takoj kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama. Nëse ai nuk do të reflektojë në këto orë të mbetura, atëherë sfida e madhe e LSI do të jetë t’i drejtohet popullit për ta angazhuar atë në mbrojtje të themeleve të sistemit tonë demokratik nga Republika e Berishës.
Cili do të ishte mesazhi juaj drejtuar deputetëve socialistë?
Po, u bëj thirrje të mos mendojnë vetëm për veten dhe fëmijët e tyre, por edhe për ata që i kanë zgjedhur dhe fëmijët e tyre. Nuk duhet të bëhen bashkëfajtorë në këtë krim të Sali Berishës ndaj shtetit. E në radhë të parë i drejtohem kryeministrit të nëntorit 1998, kur Shqipëria u bë me Kushtetutë dhe studentit të dhjetorit, Pandeli Majko.
PS: Meta të kthehet në rrugën e arsyes
Meta t’i kthehet rrugës së arsyes dhe bashkëpunimit. Kjo ka qenë përgjigja institucionale e Partisë Socialiste, e komunikuar nga zëdhënësja e Kryesisë, Mimi Kodheli, ndaj letrës që kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i dërgoi kryetarit të PS-së, Edi Rama, ku kërkohej reflektim ndaj ndryshimeve kushtetuese. “Sekretariati Ekzekutiv dhe Kryesia e Grupit Parlamentar Socialist ranë në një mendje për të kërkuar nga drejtuesi i LSI-së, që të reflektojë pa mllef mbi devijimin e tij krejt të pajustifikuar të kohëve të fundit e të kthehet në rrugën e arsyes e të bashkëpunimit”, tha Kodheli në konferencë për shtyp. Duke e cilësuar Metën si aleat, Kodheli nënvizoi se “Ilir Meta duhet të kuptojë se është ora e forcimit të themeleve të brishta të parlamentarizmit shqiptar, jo vetëm përmes reformave që garantojnë përfaqësimin e drejtë e dinjitoz të alternativave në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe përmes një etike të re politike në raport me institucionin e Parlamentit, ku sovraniteti i popullit shprehet me votën e përfaqësuesve të tij legjitimë”. Sipas Kodhelit, ”të mos jesh dakord me vendimet e shumicës është natyrë e jetës demokratike, të veprosh për t’i ndryshuar vendimet e shumicës parlamentare në rrugë referendare është pjesë e të drejtave e lirive të njerëzve në demokraci, ndërsa të kërcënosh e anatemosh një shumicë kushtetuese, sepse ushtron një të drejtë kushtetuese për ndryshimin e Ligjit Themelor të Shtetit në Parlament, është shprehje e një kulture të vjetër antidemokratike e anti-institucionale, që i ka sjellë plot dëme vendit e shoqërisë sonë”.