Rezistencë në aksionin e ndërtimorëve
DURRES - Ka hasur në rezistencën e fortë të katër familjeve aksioni i fundit i ndërtimorëve në Durrës.
Debate të forta kanë lindur mes forcave të Policisë Bashkiake, Inspektoratit të Ndërtimit dhe katër familjeve që jetojnë në këto mjedise që nga mesi i viteve ‘90. Një aneks i ish-fabrikës së bukës është rrafshuar me qëllim krijimin e një rruge të re, e cila lidh tregun e fruta-perimeve me shkollën “Marie Kaçulini”. Bashkia ka lajmëruar dy muaj më parë banorët, të cilët deri në momentet e fundit nuk e kanë braktisur godinën. Katër familjet pretendojnë se ia kanë blerë këtë aneks punëtorëve të fabrikës së bukës, por një akt i tillë shitblerjeje nuk rezulton i hipotekuar. Pavarësisht kundërshtimeve të forta të familjarëve, aksioni për shembjen ka vijuar, duke krijuar një hapësirë të gjerë komunikimi mes dy pjesëve kryesore të qytetit. o.u