“Unë jam një ndihmëstrajner mëse ideal”
Klubi më i rëndësishëm belg, RSC Anderleht bëri të ditur në faqen e tij zyrtare se kishte arritur në parim një marrëveshje me Besnik Hasin.
Kosovari, ish-lojtar i njohur i Kombëtares shqiptare, do të luajë rolin e zëvendëstrajnerit të Anderlehtit duke filluar nga sezoni tjetër, ndërkohë që zyrtarisht kontrata pritet të firmoset në fund të sezonit aktual. “Kam ende edhe një vit kontratë, por ka një moment ku duhet ditur të thuash ndal. Më kujtohet që kur unë u largova nga klubi, Rozher Vanden Stok dhe Filip Kolin më kishin thënë që dyert e klubit do të ishin për mua gjithmonë të hapura”, tha Hasi për gazetën belge “Sud Presse”. Për Besnikun të qenit në rolin e ndihmësit të trajnerit do të thotë shumë. Kur iu kërkua shqiptarit nga gazeta belge, nëse i kishte cilësitë e nevojshme për të qenë ndihmës i mirë, u përgjigj: “Po, unë besoj se kam profilin ideal. Unë jam dikush që e njoh shtëpinë në të gjithë cepat e saj. Njoh mentalitetin e dhomave të zhveshjes. Jam dikush që kam luajtur në nivel të lartë, që di si të përballojë presionin në momente të rëndësishme dhe që di te jetë më shumë se një ndihmës. Unë flas gjashtë gjuhë, kam qenë një futbollist ndërkombëtar, kam njohur trajnerë të mëdhenj. Këto janë aftësitë e mia, letrat e mia”.