E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PS-PD po sabotojnë referendumin

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo akuzoi dy partitë PS-PD për sabotim të procesit të mbledhjes së firmave për shpalljen e referendumit për Kushtetutën.

“Partia Demokracia Sociale konstaton me shqetësim se, përkundrejt nismës së një grupi deputetësh për të çuar në Referendum popullor disa ndryshime që iu bënë Kushtetutës, ka nisur në heshtje e në kulisa, por edhe në mënyrë aktive e publike përpjekja e dy partive, PD e PS për ta sabotuar atë”, tha Milo. Sipas tij, shoqëria civile reagoi pozitivisht duke dënuar puçin që dy partitë i bënë Kushtetutës. “Ne konstatojmë me kënaqësi që, opinioni i shoqërisë civile dhe sidomos i përfaqësuesve të shquar të saj, juristë, analistë, gazetarë e pedagogë në shumicë dërrmuese kanë dënuar blickrigun antikushtetues dhe antidemokratik të natës së 21 prillit dhe kanë shprehur mbështetjen për nismën e përgjegjshme të një grupi deputetësh që këto ndryshime kushtetuese t’i nënshtrohen një procesi referendar”, tha Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›