E lë i fejuari, tenton vetëvrasjen
FIER - Tenton të vetëvritet, pasi e lë i fejuari.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verbas të rrethit të Fierit ku 19-vjeçarja R. Selimi ka dashur t'i japë fund jetës për shkak të prishjes së fejesës së saj. Selimi ka ndenjur për disa ditë në shtëpinë e të fejuarit dhe dje ai i ka bërë të ditur vendimin për t'i dhënë fund lidhjes mes tyre. Pas kësaj, ai është larguar për në drejtim të Greqisë, ku punonte si emigrant. Familjarët e djalit e kanë kundërshtuar vendimin, duke e quajtur të pamotivuar, por pa mundur ta bindnin. Në këto rrethana, 19- vjeçarja është hedhur nga kati i dytë i banesës. Përplasja me tokën i ka shkaktuar asaj plagë serioze dhe fraktura në kokë. Pas dërgimit në spital mjekët kanë pohuar se gjendja e saj është e rëndë. m.r.