E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: LGI rol përcaktues për integrimin e vendit

TIRANE- Lëvizja e Gruas për Integrim do të zgjedhë sot kryetaren e re të saj. Konventa e LGI nisi sot pasdite punimet, ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i LSI konfirmoi edhe njëherë mbështetjen që ai i jep kësaj lëvizje dhe rolit vendimmarrës të gruas.

“Zgjedhjet na ndihmojnë për të zgjedhur aftësitë e mrekullueshme të nënave, grave e vajzave shqiptare. Jam i bindur se sfidat që do të merrni kanë rëndësi. Dua që gratë të angazhohen në të gjitha çështjet e vendit tonë, sic është edhe marrja e statusit të vendit kandidat. Unë jam i bindur se vetëm angazhimi i tyre në jetën politike dhe gjithë iniciativat sociale e ekonomike do të bëjë që të kemi një shoqëri më të drejtë”, tha Meta.

Meta deklaroi më tej se, “Emancipimi i një shoqërie përcaktohet nga roli që luan gruaja në shoqëri dhe familje”.

Ai tha se LRI dhe LGI janë fuqitë kryesore jo vetëm për LSI por edhe për gjithë shoqërinë. Meta shtoi se duke qenë se “Gratë janë më efikase si kryefamiljare, kjo do të thotë më shumë edhe për politikën, qeverisjen dhe të ardhmen e vendit”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›