E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet skandali Kristal, zhduken 39 procesverbale

Tiranë- Skandali i diplomës Renzo Bossit në Universitetin privat Kristal sa vjen e bëhet më i mistershëm, por edhe më tragjik.

Pas disa ditësh hetimesh nga Prokuroria, është zbuluar se 39 procesverbale të provimeve të Bossit janë zhdukur.

Pasi është konstatuar ky fakt hetuesit po vazhdojnë të marrin në pyetje pedagogët e këtij universiteti, në mënyrë që të vërtetojnë nëse djali i Umberto Bssit ka zhvilluar mësim aty apo jo.

Skandali u publikua disa javë më parë nga mediat italiane, të cilat tregonin se Renzo Bossi ishte pajisur me një diplomë në

Universitetin Kristal, pa qenë fare në Shqipëri. Gjithashtu thuhet se diploma mund të jetë blerë sepse Bossi në vitin 2009 kishte mbaruar mature, ndërsa në vitin 2010 ishte diplomuar.

Menjëherë Prokuroria Përgjithashme nisi hetimet dhe tani po punohet për të vërtetuar nëse ai ka qenë në Shqipëri dhe ka frekuentuar orët e mësimit në fakultet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›