E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Spahisë për ambasadorin danez që mbrojti LGBT, Berisha: E papranueshme

TIRANË- Kryeministri Berisha gjatë takimit ministrin për çështjet Evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen e ka vlerësuar si të papërshtatshme deklaratën e bërë nga Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe zëvëndësministër i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, i cili kërkoi shpalljen non grata për ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në vendin tonë, zoti Henk Van den Dool.

Kryeministri theksoi se kjo deklaratë është një qëndrim krejtësisht personal i zotit Spahia dhe tërësisht i papranueshëm e që nuk shpreh qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta si përfaqësues i një vendi mik siç është Mbretëria e Bashkuar, ndaj të cilës ka një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë. 

Ambasadori Van Den Dool duke komentuar pak ditë më parë deklaratën e bërë nga Ekrem Spahia në lidhje me komunitetin LGBT u shpreh se “injorantë ka gjithandej”. 

“Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e së cilës kam qenë edhe unë. Nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë, por më lejo të them që injorantë ka gjithandej. Unë ndjej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen e të edukohen. Dhe ajo që unë e gjej fare të papranueshme dhe prandaj besoj se ka qenë arsyeja që ne e iniciuan atë reagim është kur një gjë e tillë del nga goja e një zyrtari të kabinetit qeveritar, sigurisht të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionin e tyre, por duke qenë në pozicionin e një anëtari të kabinetit qeveritar, që aspiron për tu bërë vend anëtar i BE-së, nuk mund të thuhen gjëra të tilla”,- deklaroi ambasadori.

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Ambasadori Holandez në vendin tonë, duke kërkuar që ai të shpallet një person i padëshiruar, ndërkohë që manifestimet e 17 majit i ka cilësuar si të dëmshme për moralin e shoqërisë sonë. “Duke qenë kategorikisht kundër homoseksualizmit si stil jetese, ne ndjejmë keqardhje për personat që vuajnë nga devijime seksuale. Duke qenë të bindur se këto janë sjellje të fituara dhe jo të lindura, është detyrë e institucioneve shtetërore që karshi tyre të ofrojnë ndihmë të kualifikuar farmakologjike dhe psikologjike”, - tha Spahia.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›