Meta: LSI është e hapur ndaj reflektimit të Ramës gjatë ditëve në vijim

Intervistë e liderit të LSI, dhënë për VOA
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës, se edhe pse kreu socialist Edi Rama nuk iu bashkua ftesës së tij për tiu bashkuar të majtës shqiptare dhe po e çon këtë forcë politike të përçarë në zgjedhje, LSI ka një projekt integrues për gjithë të majtën, përfshirë këtu edhe z. Rama. Sipas Metës, logjika e përjashtimit nuk mund ti shkojë një Lëvizje Socialiste për Integrim, ndaj sipas tij do të ketë një bashkëpunim me PS edhe pse ende mbetet për tu parë nëse do të ndodhë para 28 qershorit apo pas kësaj date. Kreu i LSI përjashtoi çfarëdolloj cilësimi se vetë ai është e acaruar me PS, por nga ana tjetër bëri të ditur se një gjë e tillë ndodh vetëm kundrejt kreut aktual të PS, Edi Rama. Meta shtoi se LSI mbetet e hapur për çdo lloj reflektimi nga ana e Ramës
Atëherë, në situatën aktuale që jemi, të këtyre marrëdhënie, në rast të një aleance të mundshme për krijimin e një Qeverie të ardhshme me Partinë Socialiste, në çfarë pikash do të kushtëzohej ky bashkëpunim?
Ky është një bashkëpunim që do të ndodhë, ne urojmë që të ndodhë në përmasat e duhura përpara 28 Qershorit, dhe mbas 29 Qershorit projekti i Ilir Metës është integrues për të gjithë përfshirë dhe Edi Ramën. Nuk ka projekt përjashtues nga ana e LSI dhe Ilir Metës. E majta me logjikën e përjashtimit, me logjikën e basteve që unë o arrij kaq o bëhet qameti, nuk fiton asgjë dhe nuk i shërben as Shqipërisë dhe nuk i shërben as atyre që kanë besuar apo sakrifikuar dhe nuk tregon atë përgjegjësi dhe moral që duhet të ketë çdo politikan që është sot në opozitë, përballë problemit më të madh që ka vendi
-Zoti Meta pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet. Kemi një fushatë ku praktikisht të gjitha forcat politike, siç ndodh rëndom bëjnë shumë premtime dhe temat ku janë fokusuar janë gati të njëjta. Pse një votues shqiptar duhet të besonte apo duhet të zgjidhte programin tuaj elektoral dhe jo të dy forcave të mëdha?
Ka disa arsye. Arsyeja e parë është se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë politike, e cila ka një program të qartë dhe ka një dokument, sikurse është Plani për Veprim, i cili është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Votuesit shqiptarë sot nuk kanë mundësi të zgjedhin midis disa programeve, por do të thoni ju ka premtime; marrim rastin e punësimit meqë ai është dhe prioriteti ynë kryesor i shpallur prej disa muajsh, madje duke theksuar punësim, punësim, punësim. Ne kemi një program shumë të qartë dhe të detajuar për punësimin, për të garantuar hapjen e 100 mijë vendeve të qëndrueshme pune në katër vitet që vijnë. Ndërsa Partia Demokratike premtoi njëherë 300 mijë vende pune pasi ne e publikuam programin tonë për punësimin, pastaj e kuptoi që ishte një nonsens dhe u kthye në 160 mijë, që përsëri është e paargumentuar, pasi kjo do të thotë që Shqipëria të ketë një rritje ekonomike nga 9 deri në 11 % në katër vitet që vijnë. Dhe së dyti, nuk kanë pse ta besojnë shqiptarët këtë, pasi në dy apo tre muajt e fundit janë mbyllur gati 20 mijë vende pune në Shqipëri, vetëm 11 mijë vende pune vetëm në biznesin fason. Së treti do të zgjedhin LSI-në se kryetari i LSI është i vetmi deri tani që ka kërkuar ballafaqim me të tjerët, duke filluar që me z. Berisha për çështjen e programit. Nuk është pranuar asnjë ballafaqim, që do të thotë qartë se nuk mund të marrë përsipër askush prej të tjerëve daljen e vendit nga kriza ekonomike, me një program të qartë si LSI, punësimin, dhe së dyti uljen e kostos së jetesës që është një problem i madh për shtresat me të ardhura më të pakta të popullsisë.
-Z. Meta ashtu si dhe në 2005, Lëvizja Socialiste për Integrim hyn në një garë ku marrëdhëniet me PS janë gati armiqësore ngjan gati si një luftë?
Ne nuk kemi asgjë armiqësore përkundrazi jemi shumë miqësorë dhe i kemi ftuar për një takim të gjitha palët, duke filluar që nga Kryetari i Partisë Socialiste.
Megjithatë kjo ndarje e thellë, pavarësisht se në ndryshim nga 2005 sistemi është tjetër, mendoni se mund të ndikojë në një përçarje të elektoratit socialist ose në rezultatin e së majtës në këto zgjedhje?
Midis 2005 dhe 2009 janë zgjedhjet vendore të vitit 2007, ku LSI përkrahu pa asnjë rezervë zotin Rama për tu rizgjedhur kryetari i bashkisë për herë të tretë, përballë një sulmi të paparë të z. Berisha ndaj tij për të marrë dhe Bashkinë e Tiranës, përkrahu kandidatët e PS, pothuajse në të gjithë qytetet e vendit, dhe kjo u bë dhe mbi një marrëveshje, e cila nuk qe vetëm për zgjedhjet lokale, por fillonte dhe kishte si shtyllë kryesore qëndrimin e përbashkët për një Reformë zgjedhore që garantonte zgjedhjet të ndershme dhe të lira në Shqipëri, pasi vetë në dokumentin e marrëveshjes lidershipi i PS ishte distancuar nga Megadushku që kishte bërë vetë në vitin 2005. Ajo që ndodhi pasi u rizgjodh Rama, Kryetari i Bashkisë nuk e gjeti më të nevojshme të vazhdonte bashkëpunimin me LSI për të realizuar objektivat e tjera, por vajti e zgjodhi koalicionin me Berishën dhe pas tragjedisë së Gërdecit, jo vetëm nuk u bashkua me thirrjet tona për largimin e Berishës, por bënë ndryshime kushtetuese që fuqizuan kryeministrin Berisha në mënyrë të jashtëzakonshme, në kurriz të parlamentarizmit dhe bënë dhe Kodin zgjedhor. Ne jemi të shqetësuar realisht për problemet e standardeve të zgjedhjeve në 28 Qershor, janë të shqetësuar edhe vetë përfaqësuesit e PS. Duke lexuar këtë shqetësim, ne i kemi ftuar të bashkërendojmë për të mbrojtur këto standarde dhe për të mbrojtur votën e çdo shqiptari dhe opozitari në 28 Qershor. Ilir Meta ka një projekt integrues për gjithë të majtën, përfshirë këtu edhe z. Rama. Logjika e përjashtimit nuk mund ti shkojë një Lëvizje Socialiste për Integrim.
- Z. Meta, pa hyrë në debatin e shifrave dhe sondazheve, ajo që mendojnë shumë vëzhgues politikë është se asnjë prej dy forcave të mëdha mund të mos marrë dot e vetme shumicën. Në një rast të tillë LSI mendohet që do të faktorizohej dhe mund të jetë faktori kyç për shumicën e ardhshme, në një situatë të tillë cila do të ishte lëvizja e partisë tuaj?
Së pari pa asnjë diskutim LSI e ka kaluar shifrën e 30 deputetëve në shkallë kombëtare. Sondazhet që janë bërë sot në Shqipëri kanë qenë të porositura nga dy njerëz, jo nga dy parti, të cilët vetëm një qëllim kanë pasur të përbashkët, përpjekjen për të demoralizuar qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të mos votojnë për atë alternativë që do të garantojë ekuilibrat e një qeverisje e cila nuk mund të marrë vendime arbitrare në të ardhmen sikurse ka ndodhur gjatë këtyre viteve. Po ti shikosh të gjithë shifrat e tjera janë të gjitha kontradiktore, dhe absurde. Në këtë drejtim ne kemi sondazhet tona. Ju e dini që ne bashkëpunojmë me një kompani shumë të njohur amerikane edhe në drejtim të sondazheve, jemi shumë të qetë, sepse sondazhi i 28 Qershorit po vjen. Të jeni të sigurt se unë nuk uroj të ngrijë koha, por uroj të përshpejtohet që 28 Qershori të vijë, shqiptarët ta hedhin votën të qetë dhe të sigurt. Që me 29 Qershor të fillojmë punën për të krijuar një Qeveri që zgjidh problemet e shqiptarëve, në radhë të parë problemet ekonomike të tyre, problemin e punësimit dhe problemin e uljes së kostos së jetesës.
- Z. Meta pa dashur ti hyjmë një analize, cilët janë faktorët, arsyet, shkaqet të një marrëdhënie kaq të acaruar mes PS dhe LSI?
Nuk ka asnjë marrëdhënie të acaruar. Ne i ftojmë. Të jeni të sigurt që nuk është kjo marrëdhënia e Ilir Metës me Partinë Socialiste, kjo është me lidershipin aktual. Dhe shpresojmë që edhe ai të reflektojë në ditët që kanë mbetur. Ne jemi të hapur, skemi asnjë problem.

Ky është një bashkëpunim që do të ndodhë, ne urojmë që të ndodhë në përmasat e duhura përpara 28 Qershorit, dhe mbas 29 Qershorit projekti i Ilir Metës është integrues për të gjithë përfshirë dhe Edi Ramën. Nuk ka projekt përjashtues nga a