E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: 28 qershori, dita e madhe e bashkimit

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në qytetin e Durrësit filloj të numërojë me gishta ditët që ndajnë ditën e fitores së socialistëve në 28 qershor. Rama u bëri thirrje të pranishmëve që me votë të vulosim të dielën bashkimin për fatin e familjeve dhe fëmijëve të këtij vendi dhe të lemë pas paragjykimet e se shkuarës. 28 qershori për kreun e selisë rozë nuk është beteja mes socialistëve dhe demokratëve por beteja për të mbyllur një epokë. Kjo nuk është beteja mes socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë dhe të ndershëm të këtij vendi. Kjo është beteja për të mbyllur një botë dhe për të hapur një botë të re. Kjo është beteja mes një kastë të vjetër e cila kërkon ta mbaj peng, sic na ka mbajtur 18 vite me radhë. Në emër të një populli të tërë që duan të ndërrojnë faqen e historisë për të shkruar një histori të re, tha Rama. Nga qyteti i Durrësit Rama premtoi legalizimin e plotë të banesave në zonën e ish Kënetës që kjo zonë siç u shpreh ai mos të quhet më Kënete, por një lagje e integruar e Durrësit. Në 4 vitet e ardhshme ne do të bëjmë për Durrësin sa nuk është bërë në 18 vite të marra së bashku. Unë jam këtu për tiu thënë se pas 4 vitesh ajo Këneta e një politike të vjetër, ku një popull i tërë të ardhurish për një jetë më të mirë, nuk do të jetë më Këneta e Durrësit, por do të jetë një lagje e integruar e Durrësit, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›